Një letër me 10 pika për ministrin e Brendshëm Bled Çuçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera e re në fuçinë e vjetër

Nga ROLAND QAFOKU

Padyshim që Bledi Çuçi është nga politikanët më të vlerësuar në këto 20 vitet e fundit. Ka ruajtur të njëjtën sjellje me, apo pa pushtet. Nuk është përfolur në asnjë rast për afera korruptive dhe ka ruajtur një integritet profesional por edhe personal. Nuk ka bërë çudira në karrierën e tij, por ka bërë disa gjëra të thjeshta me vullnet dhe dëshirë që e veçojnë nga shumica e deputetëve dhe e ministrave të tjerë socialistë. Por, kostumi i ministrit të 64-ët në historinë e shtetit shqiptar dhe i 26-të pas komunizmit, herë duket se i rri shumë ngushtë dhe herë duket se i rri shumë gjerë. Kjo është detyra më e rëndësishme që ai ka marrë në karrierën e vet politike dhe ky është njëkohësisht edhe posti më i rëndësishëm dhe njëkohësisht më i vështirë që ka një kabinet qeveritar në vendin tonë. Është detyra që të përplas dhe të krijon situata nga më të ndryshmet që për kushtet e Shqipërisë kurrë nuk mbarojnë. Nisur nga përvoja prej afro 25 vjetçsh si gazetar, nga fakti që për shumë vite kam mbuluar institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, për të veçantat që ka posti i ministrit të Brendshëm, por edhe e lidhur edhe me situatën e kriminalitetit që po kalon vendi, modestisht mendoj se janë disa shtylla ku ministri Çuçi duhet të përqendrohet në punën e vet në krye të këtij dikasteri. Po rendis 10 pika që e veçojnë punën e tij si ministër i Brendshëm, e cila nuk është as ministria e Bujqësisë e as të drejtuesit të qarkut të Gjirokastrës. Nuk është as si detyra e deputetit dhe e as sekretarit të PS për zgjedhjet, apo ekspert i ndarjes territorial, në të cilat për hir të vërtetës Bledi Çuçi ka shkëlqyer. Posti i ministrit të Brendshëm nuk është as si një detyrë atje nga fundi që mjafton të rrish urtë dhe gjithçka ecën vetë. Kam patur fatin të intervistoj pothuajse të gjithë ministrat e Brendshëm pas vitit 1990 dhe pyetjen më të rëndësishme që i kam drejtuar secilit ka qenë: Si do largohesh nga kjo detyrë? Përgjigjja që ata kanë dhënë ka treguar më shumë se si do ta bëjnë atë detyrë se sa si do largoheshin nga kjo detyrë.

 

  1. Ministria e Brendshme kërkon protagonizëm

Bledi Çuçi që kur është dekretuar si ministër i Brendshëm më 17 dhjetor 2020 ka zgjedhur të mos bëjë protagonistin. Në këto afro 7 muaj, ai ka qenë pothuajse i padukshëm për median dhe publikun. Në fakt, ky është profili dhe natyra e tij. Por a është normale kjo për një ministër të Brendshëm të Republiëkë së Shqipërisë? Sigurisht që jo. Vendi ynë, me probleme të theksuara të rendit dhe sigurisë, me një shoqëri që lirinë më së shumti e ka kuptuar anarshi dhe me dhjetra ngjarje që e trondisin shumë këtë vend, kërkon një ministër të Brendshëm aktiv dhe protagonist publik. Sigurisht duke ruajtur masën, por ama jo i tërhequr se çdo qytetar shqiptar ka një mijë e një arsye të kërkojë të dijë ku është ministri i Brendshëm dhe çfarw mendon ai për atë që ndodh. Sa efekt pati dalja e tij në të parë në konfererencën për media më 28 qershor kur iu përgjigj dhjetra pyetjeve të gazetarëve. Sa problem do të ishte nëse ministri Çuçi nuk do ta kishte mbajtur atë konferencë pas disa ngjarjeve që vërtetë e tronditën vendin? Disa këshilltarë politikë që nuk njohin fare komunikimin i thonë që të mos dalë, të mos flasë, të mos japë intervista se do të keqkuptojnë, do të të devijojnë fjalët, do ta interpretojnë ndryshe atë që do thuash e të tjera si këto. Kjo është mënyra më e gabuar për të bërë drejtimin e dikasterit më të rëndësishëm të qeverisë. Shqipëria ka një mijë e një probleme me rendin dhe sigurinë dhe një ministër që nuk është protagonist do lërë akoma më shumë paqartësi nëse nuk bën deklarata për ngjarjet pse joe dhe boshllëkun e krijuar gazetarët do ta mbushin me hamendje. Prandaj, zoti Çuçi, sëbashku me stafin e policisë, duhet të jetë shumë aktiv, protagonist dhe u hapur me median, rrjedhimisht me shoqërinë, e cila pret nga ministri zgjidhje për çdo situatë që kalon vendi.

 

  1. Ministria e Brendshme kërkon të vendosësh rend brenda rendit

Kjo në fakt mund të ishte edhe pika e parë. Zoti Çuçi, nëse do jesh apo jo i suksesshëm në detyrën e lartë që mbani, parësore është të vendosni rend brenda rendit. Lufta ndaj të inkriminuarëve në radhët e policisë është çelsi i suksesit të rendit në të gjithë vendin. Duhet ta themi troç: Në policinë tonë ka policë që përpara se të raportojnë te shefat e tyre për informacione që sigurojnë, u raportojnë personave të inkriminuar. Në policinë tonë ka policë që duhet të luftojnë krimin, por në fakt ata janë bashkëpunojnë me krimin. Në policinë tonë ka policë që duhet të luftojnë trafiqet, por në fakt disa përfshihen vetë në trafiqe. Ministri ka në dorë një mekanizëm si Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat të jetë një organ funksional real dhe fakti që në krye të tij është një emër me integritet si Muhamet Rrumbullaku është një bonus i madh në këtë luftë. Realisht ne pothuajse çdo ditë ne informohemi se ky institucion ka zbuluar se policë të ndryshëm kanë qenë pjesë e krimit duke i larguar nga radhët e policisë dhe duke i arrestuar. Rasti i fundit kur disa policë, deri zëvendësdrejtor ishin përfshirë në një aferë trafiku droge e konfirmojnë këtë. Dhe lufta duhet të vijojë si në këtë rast. Por nuk kemi qoftë edhe një rast të vetëm që ky polic të jetë i nivelit të lartë në rang drejtor drejtorie apo qarku. Sot nuk kemi një drejtues të lartë të policisë së shtetit që të jetë larguar nga radhët e policisë për një dekonspirim të operacioneve të policisë apo për bashkëpunim me persona të inkriminuar e të tjerë. Pra puna e këtij shërbimi nuk duhet të mbetet vetem në demaskime dhe dënime të policëve të kategorisë së fundit. Nëse do goditen ata drejtues që janë pjesë e krimit, jo vetëm policia pastohet, por rritet forca e besimit se kjo polici dhe ministria e Brendshme e ka seriozisht luftën ndaj krimit. Ndryshe lufta ndaj kriminalitetit është e destinuar të dështojë.

  1. Ministria e Brendshme kërkon luftë pa kompromis ndaj krimit

Sigurisht që kjo është detyra numër një e këtij dikasterit dhe forcave të policisë por a ekziston kjo vërtetë? Zoti Çuçi e di edhe më mirë se në Shqipëri në rrugë, në lagje dhe në githë territorin e vendit ka ende të fortë që sfidojnë shtetin. Ka që çke me të dhe duhet ta temi me zë të lartë. E pra, që të quhet polici e sukseshme duhet që shteti t’i sfidojë ata dhe jo ata shtetin. Dhe kjo nuk bëhet duke u qarë ndaj gjykatës. Sigurisht që gjykata ka kusuret e veta dhe në rastet konkrete që ka bërë publike ministri nëse ato prova janë ashtu ai ka të drejtë. Por Çuçi që dikur ka qenë vetë pjesë e prokurorisë dhe gjykatës dhe e di shumë mirë që përplasja në trekëndëshin “policia i arreston dhe prokuroria dhe gjykata i liron” është po aq e vjetër sa krijimi i kërtyre institucioneve. Më kujtohet shumë mirë që edhe në vitin e çmendur 1997 debati numër një në Shqipëri në institucionet e sigurisë ishte se policia arrestonte kriminelët dhe gjykata i lironte. Kjo tashmë pas 24 vjetëve nuk duhet të shërbejë më si justifikim. Nëse policia arreston me prova të forta dikë, pak besohet se i forti mund të jetë më aq i fortë sa më parë. Ndërkohë sa e sa raste është që policia nuk ka guxuar të godasë të fortët dhe ata që sfidojnë ligjin. Jam i bindur që çdo shqiptar njëh dikë në lagje dhe qytetin e vet që ka sfiduar shtetin dhe atij nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.

 

  1. Ministra e Brendshme kërkon reagim të menjëhershëm

Për çdo ngjarje të rëndë opinioni publik kërkon edhe reagimin e diaksterit blu. Sigurisht që ministria e Brendshme nuk është policia e Shtetit. Por me këtë argument nuk mund të bëhet që ministria nuk reagon për një ngjarje sidomos ato me sensitet të lartë publik. Do ishte me shumë vend që ministria e Brendshme të reagonte menjëherë për ngjarje të rënda. Kjo jep gjithmonë një perceptim pozitiv te publiku. Nuk mund të qendrojnë më në detyrën e drejtorit të qarqeve ata oficerë policie kur në terriorin që mbulon kanë ndodhur ngjarje të rënda. Vërtetë policia nuk mund të rrijë pas çdo dere kur burri vret gruan. Vërtetë që policia nuk mund të jetë në mesnatë në një hotel ku vriten 4 persona. Por ky është një argument i dobët kur dihet botërisht që çdo inspektor lagje, çdo shef krimesh, çdo shef komisariati në zonën që mbulojnë dinë dhe janë të informuar për çdo konflikt, për çdo kërcënim dhe kanë intuitën e mjaftueshme të kuptojnë nëse mund të ndodhin ngjarje të rënda ose jo. Justifikime të tilla që shefat e vegjël ua servirin shefave të mëdhenj dhe ky zinxhir përfundon deri te kryeministri Edi Rama nuk duhet të funksionojë. Ai drejtues policie, në territorin që mbulon, i ndodhin ngjarje kaq të rënda nuk duhet të jetë më në atë detyrë. Dhe arsyeja më e madhe nuk është vetëm numri i lartë i viktimave, por humbja e besimit qytetar te sigurisa publike dhe humbja e besimit te policia. Pradaj ministri Çuçi duhet të reagojë menjëherë konkretisht pas ngjarjeve të tilla të rënda duke mos e marrë se nëse shkakron apo transferon një drejtor nënkuptohet si dobësi e policisë. Mbi të gjitha ajo tregon standartin që ka policia.

Lexo edhe :  Rrëfimi i Elton Ilirjanit: Si i tregova babait në '91-shin se pëlqeja një djalë

 

  1. Ministria e Brendshme kërkon të drejtojë policimin në komunitet

Në këto 30 vjet ka po aq nisma sa edhe tërheqje nga policimi në komunitet. Është në formë që policiën e afron me shoqërinë dhe një prsaktikë Perëndimore që ka dhënë mjaft efikasitet. Nuk mund të jetë rend dhe siguri nëse vetë shoqëria nuk është e përfshirë në të. Disa herë kanë nisur këto nisma, por po aq herë janë lënë në mes të rrugës. Unë kam bindje se nëse në momentin që policia dhe ministria e Brendshme heqin dorë nga policimi në komunitet kanë bërë diçka që nuk shkon. Ose policia ka frikë nga shoqëria dhe ky është fundi i punës së drejtuesëve, ose është mediokritet i drejtuesëve dhe këshilltarëve që nuk e duan policimin në komunitet që në perëndim vlerësohet si një nga armët më të forta të rendit dhe sigurisë. Prandaj, mendoj që zoti Çuçi duhet ta bëjë pjesë të emergjencës së punës së dikasterit blu policimin në komunitet. Vetëm me këtë mënyrë do rritet besimi i publikut te policia dhe vetë policia do kuptojë më shumë se cilat janë pikat e saj të dobta për ti përmirësuar ato.

 

  1. Ministrisa e Brendshme kërkon që ministri të “mos shkojë mirë” me drejtuesit e policisë

Bledi Çuçi ka një avantazh në detyrën e tij. Ai ka drejtor të përgjithshëm të policisë një nga oficerët më profesionistë. Ka shumë nga ata qeë e kritikojnë dhe deri e akuzojnë Ardi Veliun. Kështu ka ndodhur me çdo paraardhës të Veliut. Kështu ka bërë opozita e radhës për çdo drejtues në këto 30 vjet. Megjithatë ajo që unë kuptoj përgjatë karrierës sime është si gazetar se që ta vlerësosh ose jo Ardi Veliun duhet ta krahasosh me paraardhësit e tij. Me dikë që nuk dinte të lidhte dy fjalë para mediave. Me dikë tjetër që akuzohet si pjesë e trafiqeve, apo të tjerë akoma që krijuan profile të tipit “urdhëro si urdhëron”. Çuçi megjithatë duhet të dijë që rregulli i një funksionimi normal është se ai “nuk duhet të shkojë mirë” me drejtorin e policisë. Këtu nuk është fjala për sherre dhe debate të rëndomta jashtë kornizave ligjore. Por mbështetur në ligjet përkatëse për kërkesë llogarie brenda caqeve të ligjit dhe rregullave të përcaktuara qartë si për drejtorin por edhe për ministrin. Ministri bën politikën e rendit dhe sigurisë, ndërsa drejtori drejton direkt policinë. Nëse ministri ndërhyn në punë e drejtorit siç kanë bërë shumë ministra në këto 30 vjet kjo punë doemos do dështojë.

 

  1. Ministria e Brendshme duhet të largohet nga deputetët dhe ministrat ngjitës

Eh, sa e vështirë është kjo, mund të mendojë ministri Çuçi. Atëherë nëse nuk e synon dhe nuk e bën, do jesh i dështuar. Politikanë, deputetë dhe ministra, të gjithë mendojnë se kanë mik “djalin e mirë Bled Çuçi”. Se për çdo gjë mjaftojnë ti thonë këtij djali të mirë dhe e kanë zgjidhur çështjen dhe hallin që kanë. Zoti Çuçi ta dish që në PS ka nisur gara se kush prej tyre ka më shumë ndikim te ty. Ministra, deputetë, ish-deputetë, kryetarë bashkie e deri te politikanë lokalë. Nëse nuk distancohesh nga lëpirësat dhe ngjitësat e përshtirë që karriera e tyre është e lidhur më këtë lloj marrëdhënie e jo me zbatimin e ligjit, përsëri do dështosh. Jam shumë i bindur që ministrat e Brendshëm kanë dështuar më shumë jo nga mënyra se si ka vepruar policia, por nga ajo që me urdhër të ministrit të Brendshëm është ndaluar të veprojë policia. Pse? Se kanë ndërhyrë ngjitësat e pështirë. Prandaj marrëdhënie e ministrir më këtra takëm njerëzish duhet të jetë e prerë dhe e qartë dhe sigurisht pa asnjë lidhje me punën konkrete që ai bën.

 

  1. Ministria e Brendshme kërkon të të dish të mbrohesh nga sulmet

Zoti Çuçi, nga të gjithë ministrat e Brendshëm në këto 30 vjet shumica e tyre ka ikur jo në mënyrë normale. Asnjë ministër nuk e ka mbaruar mandatin katër vjeçar dhe ministri më jetëgjatë në detyrë në këto 30 vjet është Saimir Tahiri me 3 vjet e gjysmë. Nisur nga kjo pyetje e madhe për cdo minisër i Brendshëm është si e parashikon largimin nga kjo zyrë? Sigurisht që formati i Çuçit nuk është i tillë që ka lidhur karrierën me karrigen. Dhe këtë e ka vërtetuar. Por në pozicionin e ministrit të Brendshëm duhet tjetër sjellje. Sulmet që i adresohen ministrit të Brendshëm janë të forta deri pa asnjë parim. Por rregulli i artë është se sulmet duhet t’i përballosh dhe jo të jetiosh me frikën se si dhe për çfarë duhet të sulmojnë.

 

  1. Ministra e Brendshme kërkon që informacionet speciale ti përdorësh vetëm për mirë

Ministri i Brendshëm është politikani më i rëndësishëm në Shqipëri pas kryeministrit. Ai është njeriu që ka më shumë informacion. Por çduhet të bëhet me këtë superinformacion? Ministri i Brendshëm duhet ta përdorë këtë vetëm për mirë. Unë nuk vë në dyshim që vetë Çuçi bën të kundërtën. Por ministria e Brendshme nuk është vetëm ministri. Është një dikaster i organizuar dhe me struktura që një zot e di se sa të kontrolluar dhe centralizuar janë. Prandaj informacioni që është pushtet duhet të tregojë që është vetëm për mirë.

 

  1. Ministra e Brendshme kërkon rezultate konkrete

Ministria e Brendshme drejton politikën e policisë. Por ajo që ka më shumë vlerë është se ky diakster kërkon rezultate konkrete dhe jo programe. Ka një shifër policia në këto 8 vite që e ka si pjesë të suksesit të saj: Uljen në rreth 50 të vrarë në një vit nga mbi 100 që ka qenë më parë. Në mandatin e tretë policia nuk duhet të qendrojë e kënaqur vetëm me këtë shifër. Sfida e sfidave është siguria në rrugë dhe perceptimi i vendosjes së rendit në nivel kombëtar. Janë dy shtylla të forta që për policinë mbetet sfida të forta por që kërkojnë rezultate konkrete. Unë mendoj se me të njëjtën lehtësi që policia rrugore vendos gjoba për parkim të gabuar duhet të bëjë edhe ndaj atyre që shkelin gazin në mes të qytetit. Nuk kam parë qoftë edhe një rast të vetëm që shkelja e gazit të një makine luksose në mes të Tiranës të shoqërohet me ndjekjen e saj dhe me bllokimin. Kjo do sillte një percpetim shumë pozitiv te publiku për reagimin e treguar të policisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV