“Po kjo ça është?!”/ Shihni si arrestohet i riu që u fut me të kuqe dhe kërkoi t’ia ‘hedhë’ me 20-çe (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia Rrugore vijon me kontrollet intensive në të gjithë vendin, duke përdorur radarë, dronë, alkooltestues, makina të paloguara, kamera dhe aparate fotografike.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhjetëra drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara e deri në 175 km/h në rrugët interurbane.

Janë evidentuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që kryenin parakalime të rrezikshme në rrugë, përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk respektonin semaforin dhe nuk përdornin rripin e sigurimit.

Gjatë monitorimeve me mjete të paloguara, Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar dhe ndëshkuar një rast të shkeljes së semaforit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi P. B. është arrestuar në flagrancë, pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e semaforit, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, 2.000 lekë të rinj.

Janë ndëshkuar me masë administrative, për parakalime të gabuara, 56 drejtues mjetesh, në të gjithë vendin.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2212 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Lexo edhe :  Kim nuk 'pyet' për rregulla, shfaqet e veshur me një fustan transparent në shtëpinë e Papës


Të fundit

“Po kjo ça është?!”/ Shihni si arrestohet i riu që u fut me të kuqe dhe kërkoi t’ia ‘hedhë’ me 20-çe (Video)

Policia Rrugore vijon me kontrollet intensive në të gjithë vendin, duke përdorur radarë, dronë, alkooltestues, makina të paloguara, kamera...

E rëndë në Durrës/ E reja ndërron jetë 5 ditë pas lindjes së djalit

Ardita Muça, 29-vjecare, ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes së fëmijës të dytë, vetëm një ditë pasi kishte dalë nga materniteti i Durrësi,...

U kapën me 4 ton drogë/ Prokurori kërkon 40 vite burg për 4 shqiptarët (Emrat)

Prokurori italian në Leçe kërkon plot 38.8 vite burg për katër shqiptarë të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të narkotikës drejt shtetit...

Me shpejtësi deri në 175 km/h, policia vendos mijëra gjoba, arrestohen shoferët tapë

Policia rrugore ka vijuar me kontrollet intensive në të gjithë vendin, duke përdorur radarë, dronë, alkooltestues, makina të paloguara, kamera dhe aparate fotografike. Gjatë kontrolleve...

Covid-19/ Rritet numri i rasteve të reja ditore në Shqipëri

Në 24 orët e fundit ka patur një rritje të lehtë të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Autoritetet shëndetësore raportojnë se janë kryer...

Lajme të tjera

Web TV