Fjala e fundit si deputet, Ruçi: Kjo legjislaturë ishte një kantier i madh dhe produktiv i procesit ligjbërës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka mbajtur sot fjalën e fundit si deputet, teksa ka bërë një bilanc të veprimtarisë së Kuvendit në lëgjislaturën e tij të nëntë, shtator 2017-shtator 2021.

Ruçi tha se kjo legjislaturë ishte një kantier i madh dhe produktiv i procesit ligjbërës.

“Siç dihet kjo është seanca e fundit plenare e legjislaturës së 9-të. Kjo ishte legjislatura e 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar. Ishte një kantier i madh dhe produktiv i procesit ligjbërës. Ishte legjislatura e zbatimit të reformës në drejtësi. E kryerjes së reformës zgjedhore dhe avancimit të reformave mjaft të rëndësishëm, kur Kuvendi u hap më shumë drejt shoqërisë civile, drejt medias, grupeve të interesit dhe qytetarëve, e përballimit të një sfide të madhe globale, të pandemisë, e përballimit të pasojave të tërmetit.
424 propozime të qeverisë, 59 nisma të deputetëve, 3 propozime të përbashkëta midis qeverisë dhe deputetëve dhe një propozim i një deputeti. 141 u miratuan me shumicë absolute.
Kuvendi miratoi planin e zhvillimit strategjik. Plani strategjik është një udhërrëfyes që ndërthur misionin, vizionin, vlerat prioritare, objektivat strategjikë”, deklaroi ndër të tjera Ruçi.

Të fundit

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës,...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajme të tjera

Web TV