Grushta e stola druri në ajër! Të rinjtë te sheshi rrihen keq pas mbarimit të ndeshjes Itali-Spanjë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Mbrëmjen e kaluar Italia ia arriti të fitonte ndaj Spanjës duke kaluar kështu në finalen e madhe të Euro2020. Mijëra shqiptarë kishin zgjedhur ta ndiqnin ndeshjen në Sheshin “Skënderbej” aty ku prej 11 qershorit transmetohen çdo natë ndeshjet e Kampionatit Europian. Një pjesë e madhe e shqiptarëve ishin mbrëmë me Italinë, por kurrsesi nuk mund të mungonin edhe tifozët e zjarrtë të Spanjës.

Në një video të publikuar nga Joq mund të shihet një grumbull të rinjsh që zihen në minutat e fundit të ndeshjes, teksa ishin duke u ekzekutuar penalltitë e fundit dhe fituese ishte Italia. Në video shihen disa të rinj që zihen keq me njëri-tjetrin ndërsa njëri prej tyre kap edhe stolin e drurit për t’i gjuajtur dikujt, ndërsa disa vajza ndërhynë për t’i ndarë. Nuk dihet nëse policia mbërriti në vendngjarje, pasi ishte vetëm 5 metra larg sheshit ku mund të shihet ndeshja.


Të fundit

Grushta e stola druri në ajër! Të rinjtë te sheshi rrihen keq pas mbarimit të ndeshjes Itali-Spanjë

Mbrëmjen e kaluar Italia ia arriti të fitonte ndaj Spanjës duke kaluar kështu në finalen e madhe të Euro2020....

Plagosja nga shpërthimi i bombulës e 4 anëtarëve të familjes në Velipojë, arrestohet shitësi i gazit (Emri)

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili akuzohet se tregtonte pa licencë gaz të lëngshëm dhe naftë, jashtë kushteve tekniko-ligjore. Sipas uniformave blu,...

Vaksinimi në Shqipëri/ Manastirliu: Do bëjmë të mundur që të vijnë edhe 23,400 doza të vaksinës Pfizer, presim mbi 400 mijë doza brenda gushtit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka nisur fjalën e saj në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë...

Erion Braçe ndan lajmin e trishtë: U nda nga jeta një “socialist themeli” (Foto)

Zv/ kryeministri Erion Braçe ka ndarë një lajm të trishtë për të gjithë socialistët. Përmes një postimi në Facebook, Braçe shkruan se Kujtim Rrusho,...

‘Festa’ e lamtumirës, kush janë deputetët që nuk do jenë më në parlament (Emrat)

Sot ishte seanca e fundit e Kuvendit për këtë legjislaturë, por edhe fundit për një pjesë të mirë deputetësh. Janë 28 deputetë, shumica nga opozita...

Lajme të tjera

Web TV