Kim thirrje prokurorëve: Dyfishoni përpjekjet në luftën kundër korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka dërguar një mesazh të fortë prokurorëve, që të dyfishojnë luftën kundër korrupsionit. Për këtë, ajo solli në vëmendje urdhrin e presidentit Biden që paralajmëron bllokim prone dhe ndalim i hyrjes në SHBA për të korruptuarit, një vendim që prek edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, i shpallur ‘Non Grata’. Në këtë luftë, Kim thekson se duhet një bashkëpunim mes të gjithave institucioneve pasi tashmë janë funksionale, edhe pse pranoi që sistemi i drejtësisë është jo në majën e performancës së tyre.

Që sistemi i drejtësisë funksionon dhe po jep rezultati, Kim u kujdes që të sillte në vëmendje arrestimin e djeshëm të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar për korrupsion.

Megjithatë, përtej kësaj, një nga pikat për të cilat diplomatja amerikane listoi si një element për t’u rregulluar është plotësimi i vakancave të mbetura në radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve për shkak të Vettingut. Në këtë pikë, ra dakord edhe me ministren e drejtësisë, Etilda Gjonaj, që tha që sistemi i drejtësisë është krejtësisht i ndryshuar.

E rrethuar nga krerët e institucioneve të reja të drejtësisë, Gent Ibrahimi (KLP), Arben Kraja (SPAK), kryeprokurori, Olsian Çela, Gjonaj tha se tashmë është momenti për të parë rezultatet e Reformës , për të vendosur themelet e një drejtësie të re.

Të fundit

“Sot firmosim marrëveshje’/ Rama: Hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. “Sot firmosim një marrëveshje mirëkuptimi me një...

Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr sërish në mbrojtje

Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se...

Takimi në Selanik/ Berisha: Qëndrimi i shqiptarëve më 11 maj vendimtar për të ardhmen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e mbajtur me shqiptarët në Selanik. Berisha tha se qëndrimi i shqiptarëve...

“Mbi 1 miliard euro”/ Rama bën bilancin e investimeve në Vlorë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. Në këtë takim, kryeministri radhiti investimet e bëra në Qarkun...

Presidenti Begaj për“Il Tempo”/ Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit...

Lajme të tjera

Web TV