Korriku i Elvis Preslit, debutimet e jazhtëzakonshme ne radio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në korrikun e vitit 1954, Elvis Presli bëri debutimin e tij të parë në radio.

Elvis Aron Presley lindi më 8 janar 1935 në qytezën e vogël Tupelo, në verilindje të shtetit amerikan Mississipi. Në datëlindjen e tij të gjashtëmbëdhjetë në vend të biçikletës së dëshiruar, Elvis mori si dhuratë një kitarë. Në valët e radio dëgjonte me kujdes këngëtarët e “Country”-s dhe “Blues” dhe provonte t’i imitonte këta: Ernest Tubb, Roy Acuff, The Ink-Spots, Howlin Wolf, Jimmy Reed, B.B. King, Muddy Waters. Duke mos gjetur zgjidhje tjetër kundër krizës ekonomike, prindërit e tij vendosën të shpërngulen në Memphis, Tennessee. Elvisi kishte filluar të këndonte me kitarën e tij nëpër mbrëmjet vallëzuese që i organizonte shkolla dhe nëpër mbrëmje të ndryshme rinore.

Në korrik të vitit 1953 bëri një inçizim me shpenzimet e veta te SUN RECORDS. Nga disa njohës të karrierës së Elvisit thuhet se ky dëshironte të realizonte dy këngë me rastin e ditëlindjes së nënës së tij. Mirëpo, meqë Elvisi punonte me një energji të madhe në karrierën e tij si këngëtar, është shumë më i përafërt versioni tjetër, ku thuhet se Elvis dëshironte të paraqitej me talentin e tij para njeriut më me ndikim në fushën e muzikës z.Sam Phillips. Elvisi me këtë rast këndoi baladat sentimentale “My Happines” dhe “That’s When Your Heartaches Begin”, dy hite të vitit të “Ink-Spots”.

Kështu Elvis Presley-t i erdhi shansi, që në janar 1954 të realizojë demo-diskun e dytë me rradhë, dhe në korrik 1954 bashkë me kitaristin Scotty Moore dhe basistin Bill Black bënë inçizimin e këngës “That’s All Right (Mama)”. Më 7 korrik është emetuar “Blue Moon of Kentucky” në valët e radios për herë të parë, me ç’rast në ditët tjera është porositur edhe 5000 herë. Kënga zuri vendin e parë në ranglistat e  “Memphis Contry & Western”, kështu që edhe paraqitjet publike të Elvisit shtoheshin pë çdo ditë, kështu vetëm në vitin 1954 shfaqi rreth 30 koncerte, në vitin 1955 mbi 160 kocerte, ndërsa në anën tjetër honoraret rriteshin dhe realizoheshin hite të reja. Kritiku gjerman i Xhazit J.E. Berendt në gazetën “Der Spiegel” (Nr.50/1956) vlerësonte stilin e Elvis Preslit si një rebelim ndaj muzikës së atëhershme të shundit. “Muzika e Elvisit është e fortë dhe vitale, e përshkruar me një intensitet të jashtëzakonshëm ritmik”.

Të fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Lajme të tjera

Web TV