Petrit Ruka, shuhet simfonia e vargjeve  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai nuk do të jetë më midis miqve, të atyre që e thërrisnin “Petja”, si një përkëdhelim të emrit Petrit.

 

Nga Leonard Veizi

 

I lehtësuar nga vuajtjet tokësore, tani ai ka shkuar në përjetësinë kozmike. Dhe ne që na la pas nuk dimë në duhet të hidhërohemi fort apo të gëzohemi për fatin e tij, tanimë. Gjithsesi bota poetike mbeti pa vargjet e tij të mëtejshme, pasi ato që do të thurë nga sot e tutje do t’i përkasin vetëm hapësirës galaktike. Ndaj, përpara se të kalojë portën e amëshimit, Shën Pjetrit që do e përcjellë për më tej, do t’i recitojë disa nga vargjet e tij, si një simfoni që do të lëvizin nga eteri për t’u përhapur në largësinë e tejskajshme…

Në rrugët bosh unë iki kuturu,

Nuk kam ku të mbytem këtë mbrëmje pa paqe,

Me kë ta pi kafen, nuk njoh asnjeri,

Tek-tuk ndonjë qen, po qentë nuk pinë kafe.

 

…Korriku, ishte pikërisht ky muaj i nxehtë e plot diell që i dhuroi frymën e parë dhe një vizion të pakonturuar të botës së përkohshme, ku qeniet e gjallë lëviznin mes tyre në një mënyrë tepër kaotike, duke e pasur të pamjaftueshëm aplikimin e një shkence ekzakte. Ndaj ai ofroi vargjet e tij për t’i bërë më të buta përplasjet inorganike.

Ishte po korriku, po aq i nxehtë me diell absolut e krejt pa reshje, ai që e mori në vete për ta dërguar në një dimension krejt estetik. Vetëm 15 ditë më pas, do të festonte ditëlindjen e tij të 67-të. Por gjërat në jetë nuk ecin ashtu siç do të donim. Dhe planet tona gjithmonë prishen nga një forcë të cilën ne as mundemi ta shohim dhe as ta kontrollojmë nuk mundemi dot. Ajo ka ligjësinë e vetë, dhe ne si qenie të dobëta na mbetet veç t’i bindemi.

Petrit Ruka u largua prej nesh. Ai na la si trashëgim një duzinë librash me vargje. Dhe ne nuk kemi përse të grindemi e t’i ndajmë ato. Sepse mund t’i kemi të gjithë, të gjitha nëse duam.

Në inventarin tim 30-vjeçar prej gazetari, me Petrit Rukën më ka mbetur vetëm një intervistë. Ishte viti 2000 dhe ai sapo kishte prezantuar për publikun, filmin e tij dokumentar “Braktisja e Madhe”. Dhe më shpjegonte se si e kishte gjetur Himarën, të braktisur e të rrënuar, ku rrugicave me kalldrëm shihje vetëm gra të veshura me të zeza, e me nga një telefon celular në dorë, në ankthin e pritjes së një tringëllime zileje nga qindra kilometra larg, ku dëgjonin zërin e bijve që kishin shkuar në emigrim. Mbi të gjithë këtë fabul, ai kishte ngritur një dokumentar që siç tha dhe vetë, nuk kishte të bënte vetëm me Himarën, por po aq dhe me Shkodrën, Kukësin, apo çdo vend tjetër të Shqipërisë, ku djemtë e vajzat në moshën më të mirë, kishin braktisur shtëpitë e tyre, lagjet e vjetra ku ishin rritur, kishin lënë arrat djerrë dhe ullinjtë e pambledhur, për të punuar nëpër ullishtet e fqinjëve tanë përtej kufijve. Dhe kjo “Braktisje e madhe” ishte dhe fatkeqësia jonë e madhe.

Lexo edhe :  Megi Pojani rrëfen se është ngacmuar nga një pronar televizioni

Petrit Ruka iu largu anga kjo botë.

Ai nuk do të jetë më midis miqve, të atyre që e thërrisnin “Petja”, si një përkëdhelim të emrit Petrit. Në kafen e zakonshme sërish do të mungojë. Dhe këtë herë nuk do të jetë ai i vetmuari, siç e perifrazon në vargjet e tij:

Në rrugët bosh zë e ndjek vetveten,

Nuk kam ku të shkoj këtë mbrëmje pa paqe,

Rrjedh muzgu i zi nga mëngët e mia,

Tek-tuk ndonjë qen, po qentë nuk pinë kafe…

 

Në jetën e tij tokësore, Petrit Ruka ka pasur një karrierë për t’u pasur zili. Sepse i kishte marrë asaj, gjithçka mund t’i marrë një poet e kineast, bazuar mbi punën e tij të pashtershme dhe padyshim mbi talentin e madh. Në jetëshkrimin zyrtar të tij thuhet se ishte lindur në Tepelenë më 21 korrik 1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe studimet pasuniversitare për dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranë në vitet 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollën e Mesme tё Përgjithshme, Tepelenë në vitet 1976 – 1984. Ndërsa në vitet 1986 – 1996 ka qenë skenarist dhe regjisor në Kinostudion “Shqipëria e Re” e cila pas viteve ‘90 u emërtua “Alba Film Studio”. Por ka qenë dhe Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve, si dhe  Kryetar i Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare në vitet 2000 – 2005. Do ta niste rrugën e botimeve në vitin 1978 me “Rinia ime” vëllim me poezi, për të përmbyllur me “Shtatëmijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, botuar në vitin 2008.

E veç këtyre ka realizuar më shumë se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

Petrit Rukës i ishte akorduar dhe “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani me dekretin nr. 9371, Tiranë, më 18 dhjetor 2015, e me motivacionin: “Për krijimtarinë e tij letrare dhe kinematografike, si poet, skenarist, shkrimtar e publicist i shquar”.

E me gjithë këto të dhëna, ku herë superioriteti kalonte tek kineasti e herë të pedagogu, sërish e mbi të gjitha ai njihej si poet.

Petrit Ruka do të na mungojë, gjithsesi…

Të fundit

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e Rithemelimit nderon këtë arritje madhore...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Lajme të tjera

Web TV