Seanca e fundit/ Balla: Zgjedhjet e 25 prillit, të fundit pa të drejtën e emigrantëve për të votuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të PD Taulant Balla ka folur sot në Kuvend, në seancën e fundit të kësaj legjislature për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, duke përmendur çfarë është bërë dhe çfarë pritet në të ardhmen.

Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për herësin, Balla deklaroi se përpjekja e maxhorancës për hapjen e listave ishte shumë e mirë si provë e parë dhe se duhet të pritet të pritet arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ai theksoi se sapo kuvendi i ri të fillojë punën, një komision i posaçëm i reformës zgjedhore do duhet të adresojë një sërë çështjes dhe për depolitizimin e administratës zgjedhore, të garantimit të votës së shqiptarëve jashtë kufijve.

“Dua t’i them kolegut Murrizi që në politikë, marrëveshjet politike janë pjesë e jetës politike të vendit.Në shumë vende, përmes tyre zgjidhen krizat dhe bëhen reformat më të rëndësishme. Përmes një marrëveshjeje politike dhe me ju deputetët e opozitës parlamentare, bëmë një hap të rëndësishëm përpara duke hapur listat dhe duke i dhënë mundësinë qytetarëve që të japin një votë dhe për kandidatët. Si provë e parë nuk ishte e gabuar, ishte shumë e mirë, natyrshëm duhet të kishim pasur më shumë kohë në dispozicion. Nuk dua të hyj fare në diskutimin apo debatin që pasoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me transpozimin në kodin zgjedhor të parashikimeve të kushtetutës për hapjen e listave, se pikë së pari duhet të presim arsyetimin dhe së dyti vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të një formë të prerë dhe sapo kuvendi i ri të fillojë punën, një komision i posaçëm i reformës zgjedhore do duhet të adresojë një sërë çështjes dhe për depolitizimin e administratës zgjedhore, të garantimit pa asnjë mëdyshje, pa pritur Oerdin dhe askënd tjetër për votën e shqiptarëve jashtë kufijve. Zgjedhjet e 25 prillit ishin zgjedhjet e fundit pa të drejtën e emigrantëve për të votuar.
Sa i përket komunikimeve të mia të mëngjesit me zotin Soreca, unë komunikoj në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të pozicionit tim. Nuk kam komunikuar sot i nderuar Myslim, por është detyrim i kuvendit që të garantojë që institucionet që zgjidhen prej tij të kenë vijimësi”, deklaroi Balla.

Të fundit

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do...

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të spitalit të Bulqizës, ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV