Shpërthimet me bombola gazi si mina me sahat/ Domosdoshmëria e sigurimit të banesave dhe të bizneseve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto ditë bombolat e gazit kanë goditur sërish, këtë herë në Velipojë duke shkrumbuar një hotel që priste të hapte dyert për sezonin turistik të këtij fshati të vogël verior dhe duke lënë të plagosur pronarët e hotelit – katër anëtarët e një familje – nëna dhe tre fëmijët. Pasojat? Jetët e të katër personave janë ende në gjendje kritike, prona dhe biznesi i familjes janë të shkatërruara, ndërsa dëmtimet financiare të pallogaritshme. Vetëm pak ditë më parë, një tjetër shpërthim me bombol gazi ndodhi në një banesë në Tiranë. Pasojat? Dy të plagosur, nënë e bir, shëndeti i tyre i dëmtuar dhe banesa e shkatërruar po ashtu.

 

Dhe nëse do të vazhdojmë të lexojmë më tej kemi me dhjetra titra me shpërthime bombolash gazi nëpër të gjithë vendin: “Shpërthen bombola në një banesë në Tapizë, plagoset një grua”; “Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm duke shkatërruar totalisht banesën e një familje në Selenicë të Vlorës”; “Shpërthen bombola e gazit në Gjirokastër”; “Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, një i lënduar”; “Shpërthen bombola e gazit në një fast food në Tiranë”; “Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Devoll”; “Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Durrës”; etj., etj., etj. Këto tituj nuk kanë fund dhe këto shpërthime i gjejmë kudo në familje dhe në biznese.

 

Jeta, shëndeti dhe prona janë asetet tona më të çmuara dhe themelet tona. Të kesh një sigurim për banesën apo apartamentin do të thotë se, ju do të keni një rrjetë sigurie për t’ju mbrojtur nëse rast se ndodh diçka e papritur, qofshin këto dëmtime të vetë pronës suaj, por edhe të përgjegjësive tuaja ndaj palëve të treta. Bizneset gjithashtu kanë nevojë për sigurimin e biznesit për t’i ndihmuar ata që të mbulojnë kostot e lidhura me dëmtimin e pronës dhe me përgjegjësitë. Pa sigurimin e biznesit, pronarët e bizneseve jo vetëm që janë tërësisht të ekspozuar dhe vulnerabël ndaj çdo të papriture që mund të ndodhë, por atyre do t’ju duhet që të paguajnë para nga xhepi për dëmtimet e kushtueshme dhe paditë/dëmtimet për palët e treta. Prandaj për të qenë kurdoherë të mbrojtur, sigurimi është një domosdoshmëri.

 

Panvarësisht se, sigurimi i pergjëgjësisë ligjore të tregtuesve të gazit apo bizneset që perdorin bombola gazi është i detyrueshëm me ligj, shumë pak janë kompanitë apo bizneset të cilat e sigurojnë këtë përgjegjësi.

Lexo edhe :  Robert Pattinson bëhet baba për herë të parë

 

Në çdo rast, për të qenë të siguruar dhe të mbrojtur 360 gradë, sigurimi i pronës kombinohet me sigurimin e përgjegjësisë, sigurimin e shëndetit individual dhe të familjes, me sigurimin e punonjësve nga aksidenteve, me sigurimin e automjeteve etj.

Çfarë është sigurimi nga shpërthimet?

Sigurimi nga shpërthimet i referohet mbulimit me sigurim duke mbuluar pronën tuaj nga humbjet që mund të vijnë si pasojë e shpërthimeve apo reaksioneve kimike që prodhojnë nxehtësi, dritë, zhurmë, dhe një valë goditëse – që ndryshe ne e njohim si shpërthim. Zakonisht ky sigurim është pjesë e procesit të marrjes në sigurim të policës së zjarrit, por kjo varet nga sigurimi dhe polica specifike që ju do të zgjidhni.

 

Çfarë konsiderohet eksplozion (shpërthim) sipas Kushteve të Policave të Sigurimit?

Eksplozion konsiderohet një çlirim i papritur i energjisë i shkaktuar nga forca e gazrave ose avujve në përpjekje për zgjerim. Shpërthimi i një ene (ngrohëse, tubacione, etj.) do të merret në konsideratë si i tillë në se pareti i enës është dëmtuar në atë shkallë që bën të mundur barazimin e papritur të presionit brenda dhe jashte enës. Në se shkak për shpërthimin brenda enës është një reaksion kimik, atëhere do të dëmshpërblehet çdo dëmtim i enës, edhe në se paretet e saj nuk janë shkatërruar.

 

Çfarë ofron SIGAL UNIQA?

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron sigurimin(et) që mbrojne asetet Tuaja si dhe ju mbron ndaj një përgjegjësie para ligjit për dëmet, kostot dhe shpenzimet në përputhje me pretendimet për demet e shkaktuara ndaj palëve te treta. Ne do të jemi partneri juaj për t’ju ndihmuar dhe mbështetur me paketa produktesh dhe shërbimesh sigurimi të cilat janë gjithëpërfshirëse, duke ju ofruar atë që funksionon më mirë për ju:

➡Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Pronës?:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/

➡Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Përgjegjësisë?:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/

➡Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Punonjësve nga Aksidentet?:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-nga-aksidentet/

➡Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Automjeteve?:

https://sigal.com.al/merr-cmim/

➡MERR NJË OFERTË PËR SIGURIMIN E BIZNESIT NË?:

pasuria@uniqa.al

#sigal #sigaluniqa #SigurimiPronës #SigurimiBiznesit #SigurimiPërgjegjësive #SigurimiAksidenteve

 

 

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV