SPAK shtrëngon prangat e antikorrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me urdhër të SPAK, policia arrestoi kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe 10 të tjerë për akuzën “korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”. Abuzimi me fondet e pastrimit të kanalit vaditës “përmbyti” bashkinë.

 

Nga Fernada Cenko

 

Pa mbushur 24 orë nga deklarata e fundit e drejtuesit të SPAK-ut, Arben Kraja, se do të ketë arrestime të drejtuesve lokal për shpërdorim detyre, Fatos Tushe ra në pranga. Mëngjesin e djeshëm, forcat e policisë dhe ato të repartist sepcial RENEA zbarkuan në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, duke e arrestuar për shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim dhe falsifikim të dokumenteve. Bëhet fjalë për një tender 24 milionë lekë të reja për pastrimin e kanalit vaditës që kalon në periferi të qytetit, ngaku dyshohet se janë falsifikuar dokumentat duke paraqitur të dhëna fiktive dhe shuma e alokuar është përfituar në mënyrë abuzive tek 11 të arrestuarit. Prokuroria Speciale SPAK e akuzon kryetarin e Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, për veprën penale të “Shërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim. Për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, në pranga janë dhe dy biznesmenët Ibrahim Lami i “Loti SHPK” dhe Bujar Murati i kompanisë “Euro alb shpk”. Ndërsa vartësit e Tushes akuzohen për “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”. 7 prej personave të arrestuar, përfshirë dhe kryebashkiakun Tushe janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërkohë që 4 të tjerë, punonjës së zyrës së pasurive publike, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Dosja e SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër te procedimit penal nr. 199 date 22.07.2020 në bazë të materialit referues nga policia gjyqësore, dhe ka vijuar hetimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrés”, “Falsifikim dokumentave” parashikuar nga nenet 259, 258, 248, 186 dhe 25 të Kodit Penal, duke bërë të mundur arrestimin e 11 personave. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi te alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258 25 dhe 186-25 të Kodit Penal. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.50 date 05.07.2021 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit: Fatos Tushe, me detyrë krytar i Bashkisë Lushnje, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim; Flamur Peqini, me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, “shkelje e baraisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim; Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal; Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal; Gazmend Çela” zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë se pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisé së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; Me vendimin e datës 7.05.2021, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për të hetuarit: Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim; Margarita Gjermëni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, e dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim; Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim; Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, e dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim.

Lexo edhe :  A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët?

Kraja paralëjmëroi dy ditë në parë

Kreu i SPAK, Arben Kraja, në konferencën për antikorrupsion, ka deklaruar se shumë shpejt do të ketë rezultate në lidhje me hetimet për zyrtarë e lartë të akuzuar për keqpërdorim të fondeve, sidomos ato në fushën e tenderimit. “Ne jemi të vendosur për të bllokuar çdo lloj pasurie kriminale, kushdo që ta disponojë atë. Është e paligjshme dhe duhet të jetë e dënueshme. Kërkohet të kemi më shumë produkt për evidentimin e shkeljeve për fondet publike. Kuptohet që bëhet fjalë për zyrtarë lokalë dhe vendorë. Kjo është përparësi e jona dhe shumë shpejt do kemi rezultate që do bëhen publike. Jemi të bindur që këtë që po bëjmë, po e bëjmë për të mirën e vendit. Të ikë imazhi i keq, që aty s’mund të investosh se institucionet janë të korrupstuara, s’mund të investosh se të vjen krimi i organizuar dhe të vendosë gjoba”, tha Kraja. Ai shton se këto hetime i bëjnë më mirë vendit tonë, dhe për të ndryshuar imazhin që ka Shqipëria jashtë kufinjve për nivelin e korrupsionit.

Të fundit

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Lajme të tjera

Web TV