Vrasja e Presidentint të Haitit/ Momenti kur personat e armatosur hyjnë në rezidencën private (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Haiti sot ndodhet në zi, pasi Presidenti i saj, Jovenel Moise, është vrarë brutalisht nga një atentat me armë, në rezidencën e tij private. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i përkohshëm Claude Joseph.

Joseph tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT).

Zonja e Parë u raportua gjithashtu e plagosur në sulm.

Joseph tha se “të gjitha masat ishin marrë për të garantuar vazhdimësinë e shtetit”.

Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga Shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij në zyrë, Michel Martelly u largua nga posti.

Presidenca e Z. Moise ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga valët e protestave shpesh të dhunshme anti-qeveritare.

Sakaq, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit para pak atentatit. Në pamje shfaqen persona të armatosur, që qëndrojnë para rezidencës presidenciale, e më pas, mësyjnë në godinë dhe kryejnë aktin ekstrem.


Të fundit

Vrasja e Presidentint të Haitit/ Momenti kur personat e armatosur hyjnë në rezidencën private (Video)

Haiti sot ndodhet në zi, pasi Presidenti i saj, Jovenel Moise, është vrarë brutalisht nga një atentat me armë,...

Selami Jenishehri fyen kolegët: Të poshtrit, unë do jem sërish deputet

Sot është seance e fundit e kësaj legjislature, gjatë të cilës deputeti Selami Jenishehri është shprehur i sigurt që zgjedhjet e 25 prillit do...

Tirana rreth viteve 1960…

https://www.youtube.com/watch?v=R9S7Gjb8Mak&ab_channel=FJALAWEB

Mbajti peng të renë në makinë, arrestohet 48-vjeçari në Mat

Davide Myzyri 48 vjeç është arrestuar në Mat pasi ka mbajtur peng për disa orë në makinën e tij një të re, pa dëshirën...

U qëllua në Amsterdam, gazetari i njohur në gjendje të rëndë shëndetësore

Një gazetar i njohur Hollandez, Peter R. de Vries, i specializuar në krimin e organizuar, ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi u...

Lajme të tjera

Web TV