“Bukuroshja e mashtroi me 2 mijë lekë”/ Babai i Ronaldo Tanushit flet për trafikimin e tij: Djalin e kanë rrahur

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ditën e djeshme u njoftua se 12-vjeçari Ronaldo Tanushi është gjetur në Sarandë pasi ishte zhdukur prej tre ditësh. Pas gjetjes së tij u zbulua se ai ishte trafikuar nga disa anëtarë të komunitetit rom të cilët e shfrytëzonin për vjedhje. Babai i tij Gazmend Tanushi ka dhënë më tepër detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe emocionale të të miturit. Për “Faxnews”, ai deklaroi se djalin e kanë dhunuar dhe e kanë detyruar që të lypë dhe vjedhë, ndërkohë që sipas tij dy prej shfrytëzuesve nuk janë arrrestuar ende nga policia. Ai kërkon që ata të vihen sa më parë pas hekurave, pasi historia e Ronaldos mund të përsëritet te fëmijë të tjerë.

Më tej ai tregoi se si trafikantët e kishin mashtruar duke i dhënë para, e më pas nga Tirana e kanë dërguar në Vlorë dhe më pas në Sarandë.

Djali ka qenë shumë i rënduar, e kanë nxjerrë djalin në rrugë për të lypur dhe për të vjedhur. Djali ka dalë në 8 të mëngjesit nga shtëpia, ai kishte dalë për të luajtur, dy persona e kanë mashtruar djalin, kanë qenë të komunitetit rom, i kanë dhënë një 2 mijë lekësh, në Tiranë e ka marrë në dorë kjo zonja që është arrestuar, Bukuroshja. Djalin e kanë detyruar që të vjedhë nëpër Tiranë, dhe më pas e kanë çuar në Vlorë dhe në Sarandë, djalin e kanë goditur dhe e kanë futur me zor, e kanë dhunuar djalin. Është i lodhur, i trembur, djali natën e parë ka fjetur në lulishte te dy kullat në Tiranë, me dy persona të rritur.

Më pas e kanë marrë te Blloku, dhe e kanë çuar në Sarandë, e falenderoj shumë policinë për ndihmën që më kanë dhënë. Falenderoj vëllezërit e motrat që më kanë ndihmuar, më kanë telefonuar në çdo orar të natës, më thanë që në Vlorë i kishin dhënë një 5-mijë lekëshe dhe e kishin parë të trembur. Pastaj e kanë parë në qendër të Sarandës, më pas e ka gjetur policia në zonën e plazhit, ku djali ishte duke lypur. Djali është i lodhur dhe i trembur, nuk dua që ta shqetësoj më shumë, unë bëj thirrje që të gjenden dhe dy personat e tjerë që kanë marrë djalin tim, është shumë shumë shumë e rëndë.


Të fundit

“Bukuroshja e mashtroi me 2 mijë lekë”/ Babai i Ronaldo Tanushit flet për trafikimin e tij: Djalin e kanë rrahur

Ditën e djeshme u njoftua se 12-vjeçari Ronaldo Tanushi është gjetur në Sarandë pasi ishte zhdukur prej tre ditësh....

Itali kujdes! Anglia në finale ka në favor erën politike!

E ndërsa në mediat angleze ka shpërthyer euforia për arritjen më në fund të “Tre Luanëve” në një finale Europiane, me tituj nga më...

Alarm në Greqi/ Rritje e frikshme e rasteve nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Nuk ka të ndalur rritja e rasteve me COVID-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë shënuar 2107 raste të...

‘Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje…’/ Jepet vendimi për ish-kryebashkiakun e arrestuar dhe 10 të tjerët

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i arrestuar nga SPAK për korrupsion, do të qëndrojë në burg. Vendimi u dha pasditen e së enjtes nga...

Erion Isai “ankohet” për rrogën: Kur isha në Portokalli e kisha 850 mijë lekë, tani që jam kryetar bashkie marr 680

Kryebashkiaku i Kolonjës ka rrëfyer për punën e tij të parë dhe rrogën që ai ka marrë kur ishte vetëm 15 vjeç. Ai tregon se...

Lajme të tjera

Web TV