Futbolli përrallor i Anglisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roland Qafoku

“A është kjo ëndrra më e madhe që kemi parë ndonjëherë”? “Historibërësit”. “Futboll përrallor”. “Anglia bën historinë”. “Djaloshi i finales”. “Kane you beleive it”? Këto janë disa nga titujt më të bukur që kam zgjedhur sot nga faqet e para të gazetave angleze. Si tifoz i Anglisë sigurisht që jam i entuziasmuar nga dalja në finale pas 66 vjetësh nga fitimi i Kupës së Botës. Por, kjo nuk është thjesht një finale e merituar, por e një brezi futbollistësh që po shkruajnë historinë e futbollit anglez, duke luajtur një futboll përrallor. Atij futbolli që vërtetë u shpik në këtë ishull por që Anglia kurrë nuk rendi pas trofeve. Tani po. Ky ekip jo vetëm por rend, por po bën gjithçka ta fitojë këtë trofe. A e vërteton këtë ai 2 minutësh në fund të ndeshjes që ekipi i Anglisë mbajti topin në zotërim ku e ku me tiki-takan e spanjolle? Futbollistët anglezë vërtetë ishin përrallorë. Trofeu i lashtë i Botërorit të vitit 1996 ka shumë gjasa të pasohet nga ky i Evropianit këtë të dielë. A është dikush që mendon se Anglia nuk e meriton? Pyetja përjashton të japin përgjigje tifozët e Italisë. Dhe të Gjermanisë gjithashtu. Megjithatë të presim të dielën. “Wembley” qenka e thënë që të jetë ndërtuar jo vetëm për të luajtur ekipi kombëtar dhe finalja e kupës së Mbretëreshës, por edhe për të ngritur trofeun Evropian pas atij botëror. Forca Anglia! It’s coming home!

Të fundit

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Vendi ynë do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë oqeanike duke sjellë mbizotërim të...

Horoskopi ditor, 15 Mars 2025

Dashi Dashuria: Sot është koha e duhur për të punuar me forcën tuaj të brendshme dhe të mendoni se si të rivendosni ekuilibrin në jetën...

Studimi/ Përdorimi i telefonit në tualet rrit rreziqet shëndetësore

Njëherë e një kohë, njerëzit lexonin revista në tualet , në mungesë të tyre, mund të mjaftoheshin me etiketat në shampo dhe xhel dushi. Tani ekziston telefoni...

Cilësia e dobët e gjumit ju bën më të prirur të besoni në komplote

Nga softueri i zbulimit të falsifikimit të thellë tek dialogu jo i polarizuar rreth shkencës , ka shumë mënyra për të mbrojtur veten nga teoritë e konspiracionit. Një nga...

Sinjali misterioz 7 miliardë vite dritë larg arrin Tokën, shkencëtarët s’kanë përgjigje

Një sinjal misterioz ka arritur në planetin tonë nga një pikë e largët e hapësirës, rreth 7 miliardë vite dritë larg, një fenomen që...

Lajme të tjera

Web TV