Gjonaj: I nevojshëm pastrimi i gjyqësorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e pranishme në konferencën “Forcimi i drejtësisë nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të drejtësisë”, deklaroi se “sot nuk kemi thjesht ligjet e reja dhe arkitekturën e re të sistemit të drejtësisë, nuk kemi vetëm institucionet e reja, dhe njerëz të rinj të zgjedhur me procese transparente dhe të pandikuara politikisht në krye të këtyre institucioneve, por kemi një sistem të drejtësisë penale tërësisht të ndryshuar, në të cilën garantohen parimet dhe standardet e pavarësisë dhe paanësisë, transparencës dhe profesionalizmit”. Sipas saj, të gjitha institucionet e drejtësisë janë gati për të vazhduar punën, pasi të gjitha vendet janë plotësuar. “Ngritja dhe funksionimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të SPAK-ut, të emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm, janë rezultate të cilat janë shumë të vlerësuara si një hap i jashtëzakonshëm, aspak i lehtë që janë bërë në drejtim të sistemit të ri penal. Tashmë, është plotësisht funksionale edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, dhe pritshmëria për të pasur një sistem drejtësie penale që godet krimin e organizuar dhe korrupsionin, është në nivelet më të larta”, tha ajo. Sipas numrit një të Drejtësisë, pastrimi nga prokurorët e korruptuar ishtë një proces i nevojshëm. “Procesi i pastrimit të sistemit të prokurorisë ashtu si dhe gjyqësorit, ishte një proces më se i nevojshëm, i cili ka dhënë rezultate shumë të mira dhe që do të vijojë të mbështetet nga ne”, theksoi Gjonaj. Ministrja nënvizoi se “vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe ndërveprimit institucional, ne mundet të çojmë para angazhimin që të gjithë kemi marrë përpara qytetarëve shqiptarë dhe të përmbushim pritshmëritë për një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe të efektshëm”.

Të fundit

Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar

Miliarderi Elon Musk deklaroi se nuk është i interesuar të blejë TikTok-un, aplikacion të cilin Shtetet e Bashkuara po...

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Në të gjitha qendrat e votimit ka nisur procesi zgjedhor

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, procesi i votimit ka filluar, duke...

Rama ndan pamjet:Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin e turizmit global

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është zgjedhur si Vendi i Nderit në panairin më të madh global të turizmit, ITB Berlin. Me anë të...

“Në garë 1279 kandidatë”- Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga nisja e procesit të votimit. Sipas...

Mot i kthjellët, por me diell! Parashikimi për sot

Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore...

Lajme të tjera

Web TV