Inagurimi i statujës së Dianës u bë molla e sherrit/  William dhe Harry debatojnë gjatë ceremonisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ti shihnim së bashku në inaugurimin e statujës dedikuar nënës së tyre, Lady Diana, na bëri të shpresojmë për një paqe mes Princit William dhe Harry. Por mesa duket duhet të presim gjatë, përpara se ata të jenë sërish si një herë e një kohë. Sipas shtypit britanik mes tyre thuhet se gjatë eventit ka pasur fjalë të rënda, akuza reciproke dhe ngritje të toneve të zërit.

Një prej motiveve të zënkës mes tyre, sipas tabloidit Express, duket se ka qenë kërkesa e Harry ndaj të vëllait, që të mos merrte në ceremoni bashkëshorten Kate Middleton. E gjitha kjo për tu përpjekur të heqë vëmendjen nga mungesa e Meghan Markle, e cila qëndroi në SHBA, duke u kujdesur për të porsalindurën Lilibet. Presionin duket se se kaluar lehtë William, që pavarësisht që ka pranuar të mos marrë bashkëshorten në ceremoni, se ka gëlltitur lehtë këtë fakt.

Eksperti mbretëror Robert Lacey ka shtuar detaje të reja. Sipas rrëfimit të tij, mes dy vëllezërve ka shpërthyer një zënkë e vërtetë. Ishin të zemëruar më shumë se asnjëherë. Kanë bërtitur dhe kanë thënë kundër njëri-tjetrit fjalë vërtetë të rënda’.
Nuk është rastësi që Harry nuk ka qëndruar një minutë më shumë dhe ka fluturuar drejt Californisë menjëherë pas ceremonisë. Duket që përpara se të vendosë sërish këmbë në Buckingham Palace duhet të presë pak gjatë…


Të fundit

Inagurimi i statujës së Dianës u bë molla e sherrit/  William dhe Harry debatojnë gjatë ceremonisë

Ti shihnim së bashku në inaugurimin e statujës dedikuar nënës së tyre, Lady Diana, na bëri të shpresojmë për...

“Çmenden” tifozët në Angli, marrin ‘peng’ autobusin për të festuar (Video)

Skena akzaltuese janë parë mbrëmë në të gjithë qytetet e Anglisë nga tifozët të cilët festuan kualifikimin për herë të parë në një finale...

Takimi dy ditor Kosovë-Serbi në Bruksel/ Asnjë përparim

Delegacionet e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE kanë akuzuar njeri-tjetrin për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura...

Rama ashpërson tonet me drejtorët e rinj të policisë: Pronarët e lokaleve ju tërheqin për hunde

Kryeministri Edi Rama, i është drejtuar me fjalë të ashpra drejtorëve të rinj të policisë. Ai ka evidentuar si problematikë fenomenin e ryshfetit, duke kërkuar...

COVID-19/ Mbi 4 milionë njerëz në botë  kanë humbur jetën

Teksa bota shpresoj që këto të jenë  javët e fundit të përballjes me COVID-19, numri i të humburve në këtë betejë tashmë i ka...

Lajme të tjera

Web TV