Lazër Mjeda/ Serbët burgosin priftin shqiptar që denoncoi në Vatikan krimeve e tyre ndaj shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 8 korrik të vitit 1935, vdiq Lazër Mjeda. Ai ishte lindur në Shkodër më 1869. U shugurua prift katolik në vitin 1891.

Lazër Mjeda ishte vëllai i poetit Ndre Mjeda; gjatë kohës së shërbimit në Shkup dhe Prizren, Lazer Mjeda ishte dëshmitar i krimeve serbe ndaj shqiptarëve dhe i dërgoi Vatikanit një raport të hollësishëm. Raporti i Lazër Mjedës do t’i shërbente publicistit vjenez Leo Freundlich për librin “Golgota e Shqipërisë”. Pas publikimit të “Golgota e Shqipërisë”, Leo Freundlich, pati kontaktet e para direkte me Shqipërinë, si ushtar me forcat austro-hungareze në Luftën e Parë Botërore.

Gushtin e 1920 për shkak të veprimtarisë patriotike, u burgos nga serbët bashkë me parinë e Pejës dhe të Prizrenit për shkak të veprimtarisë së çetës së Drenicës. Në korrik të 1921 ministri italian në Beograd njoftonte se Imzot Lazër Mjeda ka kaluar një periudhë kurimi në manastirin e Karlsbadit në Slloveni. Dhjetorin e atij viti, Vatikani e caktoi që të zinte vendin e Imzot Jak Serreqit në krye të Arqipeshkvisë së Shkodrës.

Sipas disa dokumenteve që gjenden në Arkivin Ushtarak të Beogradit, në to flitet për imzot Lazër Mjedën se i kishte arritur një letër nga dom Mikel Tarabulluzi nga Stublla, letër kjo që e mban datën 15 janar 1920. Ajo është e shkruar në gjuhën italiane. Nga letra pushteti dyshonte se këta të dy (Mjeda e Tarabulluzi) veprojnë kundër shtetit jugosllav, sepse ata dëshironin që të mos mbyllen shkollat në gjuhën shqipe, që gjendeshin në kuadër të kishave (famullive) nëpër Kosovë dhe në Shkup. Kjo letër zihet nga pushteti i atëhershëm jugosllav. Në bazë të saj, dom Mikel Tarabulluzi burgoset për shkaqe të angazhimit për shkollën në gjuhën shqipe. Megjithatë, siç duket qeveria serbe kishte telashe më të mëdha me arqipeshkvin e Shkupit, imzot Lazër Mjedën, sesa me dom Mikel Tarabulluzin. Mirëpo, pushteti serb ishte i vetëdijshëm se po të ushtronte ndonjë aktivitet ndaj imzot Lazër Mjedës, do të kishte probleme ndërkombëtare, sepse Lazër Mjeda ishte ipeshkëv. Nga prefekti i atëhershëm i Prizrenit (1921) na lejohet të kuptojmë se Lazër Mjeda bënte “atak” mbi popullatën serbe me letrat që ia dërgonte botës mbarë, lindi ideja për kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme që “Dom Tarabulluzi të pensionohet në mënyrë që gradualisht të krijohen mundësitë për ta larguar nga arqipeshkvia jo vetëm dom Mikel Tarabulluzin, por edhe arqipeshkvin imzot Lazër Mjedën. Qeveria serbe pretendonte që Selinë ipeshkvore ta shpërngulte nga Prizreni dhe ta vendoste në Shkup.

Lexo edhe :  Nga Gorbaçovi në Jelcin: kështu pushoi së ekzistuari BRSS

Qarqet e caktuara, me rekomandim të Beogradit, e bënë aktpadinë kundër imzot Lazër Mjedës, të cilin edhe e dënuan, kurse për t’u ikur telasheve, Vatikani e emëroi Mjedën (në vitin 1922) metropol të Arqipeshkvisë së Shkodrës. Largimi i tij nga Arqipeshkvia e Shkupit u bë fshehurazi, për të mos e hetuar e burgosur organet shtetërore. Kështu, ai më 14 shkurt 1922 arrin në Arqipeshkvinë metropolitane në Shkodër.

Pas largimit të Mjedës nga Arqipeshkvia, Beogradi krijohet arqipeshkvi, kurse Shkupi bëhet ipeshkvi. Më 1922 erdhi Arqipeshkëv i Shkodrës ku u vu menjëherë në punë për të përmirësuar dhe pasuruar Kishën e shtëpitë famullitare dhe nisi ndërtimin e kishës së Rusit. Stolisi kapelën e Arqipeshkvisë, në formë artistike, nën drejtimin e artistit Kolë Idromeno. Themeloi Fletoren e Klerit Katolik dhe Fletoren e së dielës, botoi librin “Rruga e Shelbimit” dhe me 19 mars1923 bekoi kambanat e reja të Kishës Katedrale.

Me 4 gusht 1929 shuguroi ipeshkëv Imzot Pjetër Gjurën Arqipeshkëv të Durrësit dhe Imzot Frano Gjinin ipeshkëv Abat të Mirditës në shtator të vitit 1930.

Të dielën më 7 korrikut 1935 imzot Lazer Mjedja, nisi fazën e mbrame të jetës tokësore, hynte në agoni e të nesërmen më 8 korrik në ora 17.20, shpirti i tij fluturoi te Krijuesi.

Të fundit

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën...

Vrau me thikë bashkëjetuesen dhe u largua / Apeli lë në burgim të përjetshëm Ramiz Micin

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit...

600 mijë euro për të prezantuar BBV? Arbana përgjigjet pas largimit nga Topi

Ish-moderatorja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani, ka vendosur të ndajë mendimet e saj të qëndrueshme rreth çështjeve shumë të përfolura në media...

Refuzoi Liverpulin dhe Bayernin, Alonso: “Leverkusen është klubi i duhur për mua”

Klubet më të mëdha të Europës ishin gati të bënin çmendura për të pasur në krye një trajner si ai, por Xabi Alonso bëri...

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Lajme të tjera

Web TV