Lufta për Tokën e Shenjtë, papa Urban dërgon 15.000 ushtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryqëzata e Parë: Të krishterët marshuan në një procesion fetar rreth Jeruzalemit

Në korrikun e vitit 1099, nisi Kryqëzata e Parë: 15.000 ushtarë krishterë marshuan në një procesion fetar rreth Jeruzalemit, ndërsa mbrojtësit muslimanë të qytetit i ndiqnin me sy.

Kryqëzatat janë epitoma e “luftës së shenjtë”. Megjithatë, rrënjët e këtij konflikti 200-vjeçar shtrihen jo vetëm në fe, por po ashtu në kushtet ekonomike të Europës mesjetare. Ishte koha kur në Europë po zhvillohej një betejë midis kishës dhe shtetit: Cili do të qeveriste mbi popujt e Europës, papa apo mbreti?

 

Kërkesa e perandorit bizantin Komnenos

Kryqëzata e Parë kishte filluar si pelegrinazh masiv nga Franca e Gjermania më 1096, kur perandori bizantin Alex Komnenos, kërkoi ndihmën e tyre për të sprapsur turqit selxhuk në Anadoll.

Turqit muslimanë selxhuk kishin nisur zgjerimin e perandorisë së tyre në çdo drejtim. Zgjerimi më domethënës dhe më serioz ishte ai në Azinë e Vogël kundër perandorisë së krishterë Bizantine. Dhe pas betejës së Manzikert në vitin 1071, selxhukët arritën më afër Konstandinopojës, kryeqytetit të madh të perandorisë Bizantine. Ata e kapën rob Romanus Diogenes IV dhe pasardhësi i tij. Ishte pikiërishk kjo periudhë e vështirë për Bizantin kur perandori Alexios Komnenos, kërkoi ndihmë nga Europë Perëndimore

Pas grumbullimit në Konstantinopojë, kryqtarët vazhduan marshimin drejt qytetit të Jeruzalemit që ndodhej nën sundimin mysliman prej më shumë se 400 vjetësh.

Pas shekujsh dominimi europian, më së shumti përmes ushtrive të Romës perandorake, pellgu i Mesdheut kishte rënë vendosmërisht nën kontrollin musliman. Kështu muslimanët kishin rrethuar Europën, nga Spanja në perëndim e deri në Mesdheun Lindor në lindje.

 

Mesazhi i Papa Urbanit

Kryqëzata e Parë u thirr në nëntor 1095 nga papa Urban II në qytetin francez Klermont, ku ai mbajti një këshill të Kishës Katolike. Por, çfarë nisi si një takim fetar, mori një kthesë dramatike kur papa Urban mbajti fjalimin që do të ishte pikënisja e dy shekujve gjakderdhje.

Ai iu adresua anktheve të përbashkëta të njeriut të zakonshëm dhe premtoi pendesë për të gjithë ata që do të shkonin në luftën e shenjtë.

“Të luftoni është detyra juaj, ju duhet të vazhdoni luftën për të mbrojtur pronën tonë, tokat tona. Pronat tona që janë tuajat. Ne duhet të luftojmë me ata të pafe dhe të rimarrim tokën tonë të shenjtë. Është vullneti i Zotit”.

Papa Urban II hartoi një axhendë për fushatën e parë që duhet të niste në verën e vitit 1906. Por disa e injoruan komandën e shenjtë dhe gjetën një lider që do t’i drejtonte menjëherë drejt Lindjes: një murg të vjetër të quajtur Pjetër Eremiti.

Këta entuziastë të parë, por të padisiplinuar, që u drejtuan drejt Jerusalemit u shtypën nga muslimanët selxhukë në Azinë e Vogël.

 

Ushtria e kryqëtarëve

Por, tashmë, në verën e vitit 1096, forca shumë të forta, më të mëdha dhe më të organizuara u mblodhën dhe avancuan drejt lindjes. Këto ushtri që përbënin Kryqëzatën e Parë komandoheshin nga figura të fisnikërisë europiane.

Kryqtarët e Kryqëzatës së, që ishin kalorës, fshatarë, bujkrobër nga shumë vende të Evropës, e pushtuan Jeruzalemin në korrik 1099, duke masakruar shumë banorë muslimanë të krishterë, dhe hebrenj. Për shkak se kryqëzata e parë kishte pasur si synim kryesor Jeruzalemin, kryqtarët krijuan mbretërinë e tyre dhe refuzuan t’ia kthejnë territorin Perandorisë Bizantine.

Lexo edhe :  Nga General Electric, te Sazani: Përse sulmohen investimet e mëdha?

Shteti i themeluar nga Kryqtaret u quajt “Shteti i Krishter”. Por ky shtet ishte shume i dobet. Ne vitin 1244 myslimanet pushtuan Jerusalemin. Megjithese europianet organizuan dhe kryqezata te tjera, ata kurrë nuk mundën të ripushtonin Jerusalemin.

Kryqëzata e parë ishte pjesë e përgjigjes së krishterë ndaj pushtimeve muslimane; dhe u pasua nga tetë kryqëzata të tjera. Kryqëzata ishte gjithashtu hapi i parë i madh drejt rihapjes së tregtisë Lindje – Perëndim që nga rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit në shekullin V.

 

Historia

Tetë Kryqëzatat e mëdha

Kryqëzatat ishin një radhë fushatash ushtarake zakonisht të thirrura nga Papa. Ato u zhvilluan në qindvjeçarin e 11 deri në atë të 13-in, dhe ishin Luftëra të Shenjta të Romës Katolike për rimarrjen e Jerusalemit dhe Tokës së Shenjtë (veçanërisht faltoret e Varrit të Shenjtë, dhe vendet e shoqëruara me jetën tokësore të Jezusit) nga myslimanët, por disa u drejtuan kundër shënjestrave të tjera, siç ishte Kryqëzata e Albigjinisë kundër katarëve në jug të Francës, Kryqëzata e Veriut dhe Kryqëzata e Katërt me marrjen e Kostadinopolit. Historianët kanë numëruar tetë ekspedita të mëdha; pati edhe disa të vogla, por aventureske.

Në një kuptim më të gjerë, emërtimi “kryqëzatë” mund të përdoret për të treguar çfarëdo lufte të shpallur për shkaqe (shtysa) fetare ose, edhe për ndonjë fushatë fetare, ideologjike apo shoqërore (p.sh. “kryqëzata kundër abortit”, “kryqëzata kundër pirjes së duhanit” etj.).

Sipas disa historianëve, qëllimi i qytetarëve të paarmatosur, ushtarëve dhe kalorësve që i shoqëronin gjatë udhëtimit të Kryqëzatës së Parë (1096-1099) ishte shtegtimi për në Jerusalem, dhe duhej të ishte e përvuajtshme dhe e zakontë për atë kohë. Por ishte një shtegtim i armatosur, para së gjithash për shkaqe sigurie. Që prej 100 vjetësh hordhitë endacake turke të ardhura nga Azia qendrore ishin ngulitur në pellgun mesopotamik dhe Sirian duke trazuar jetën e popullsisë vendase. Megjithëse ndanë fenë myslimane me shumë vendës, turqit sundonin plotësisht dhe nuk përziheshin me popullsinë e atyshme: madje as edhe gjuhën.

Mes të tjerash kishin nisur të shqetësonin karavanët e shtegtarëve (pelegrinëve) të krishterë të lindjes e të perëndimit, që prej shekujsh udhëtonin për në Jerusalem në pelegrinazh (shtegtim) në vendet ku pati jetuar Krishtit. Grabitjet, plaçkitjet, vrasjet, përdhunimet e grupeve të shtegtarëve u bënë të zakonshme. Për këtë arsye shtegtarët nisën të udhëtojnë nën shoqërimin e grupeve të vogla të armatosura. Nën sundimin arab të qindvjeçarëve të parë nuk ishin vërtetuar ngjarje të tilla, përveç sundimtarit fatimid të Egjiptit al-Hakim (fillim qv. XI).

Kur Papa Urbani II urdhëroi një shtegtim të armatosur në Këshillin e Klermontit (1095) askush nuk përmendi fjalën kryqëzatë. Qëllimi i garantuar nga Perëndia (Deus lo vult, Zoti e do) ishte arritja e një mase shtegtarësh të paparë ndonjëherë në vendet e shenjta të Krishterimit. Shumë mendojnë megjithatë, që përdorimi i forcës ushtarake ishte një vegël parandaluese që në fillim.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV