Bëjmë krim, pa e ditur!

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

 

Mjafton të vendosësh në përgjim një telefon, qoftë ai i një personazhi pa vulë e firmë, pa post, e pa punë fare. Shkoji pas fijes së bisedës dhe minimalisht do të zbulosh një korrupsion në shëndetësi, në polici, në drejtësi, tek zyrtarët e lartë publik, e kudo tjetër. Ndryshon vetëm tarifa, nis me 200 apo 500 lekë të reja dhe fundon sipas rastit në mijëra euro.

Do të përgjosh një banor të zonave rurale? Edhe prej tij zbulohet një korrupsion. Njerëz jemi, edhe sëmuremi, sidomos në fshat ndoshta më shumë, ku kontrolli i përhershëm mjekësor është në nivele të ulëta. Larg qoftë për këdo, gjithkujt i ka rënë rasti të shkojë në spital… “He si u bë…” – pyet kushëriri për kushëririn. “Keq, është në spital, dhashë një 50 mijë lekësh për t’i bërë skanerin, por “X” që punon si sanitare aty më tha se për operacionin shkon 500 mijë lekë. I mora borxh, sot do ia jap mjekut… është i zoti thonë” – përgjigjet tjetri nga telefoni.

Ai u shërua. Korrupsioni aktiv nga “fshatari” dhe “pasiv” nga mjeku, imazheristi, por edhe sanitarja a infermieri, u bitis! Punë pa krye kjo. Të rëndosh një mjek që ka një jetë që ka shpëtuar jetë…

Po shkojmë më tej. Komshiu i fshatarit merr në telefon. “He si u bë Y”- pyet ai – “Më mirë do dalë nesër, po u shkunda nga lekët, po shnetin të kemi”- ankohet tjetri. “Mos më pyet o vlla, bëra atë murin e avllisë dhe erdhën ata të policisë me furgon, u dhash nji pësëqinçe dhe ikën, më thanë për një javë nuk do dukemi, por bëje shpejt”… “Mos u mërzit, shnetin të kemi” – përsërit fqinji. “Jo mo jo mirë e ke, ka hall dhe hall, çuni Zenunit kishte bo aksident, kishte plagos edhe një dy veta, po janë mirë, i kishin kërku anej nga drejtësia 3 milionë lekë për ta nxjerrë”. “Eh, mos rënsh në dorë të tyre, po shnetin të kemi” – vjon ai.

Lexo edhe :  Bilanc lufte/ Të paktën 150 të vrarë në SHBA këtë fundjavë

Heshtje ca kohë, por ka edhe telefonata bujqësia, këtu pa korrupsion, sepse bëhet fjalë për kullotje lopësh, delesh dhe kositje jonxhi. Telefoni bie sërish. “Ore nesër do vijë këtej deputeti “Z”, do vish ti? Se më tha “Y” që është drejtor që të bëhemi ca veta ke lokali”. – “Nuk vi vlla jo, atë drejtorin nuk du ta shoh me sy, 3000 euro më kërkoi që të fuste çunin në punë”…

Ky mund të jetë përgjim në numrin e celularit të një fshatari… Po të një pushtetari?


Të fundit

Bëjmë krim, pa e ditur!

Nga Sebi Alla   Mjafton të vendosësh në përgjim një telefon, qoftë ai i një personazhi pa vulë e firmë, pa...

Kë do të presë “sëpata” e SPAK-ut?

Nga Fernada Cenko Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes për korrupsion dhe paralajmërimi se do të ketë të tjerë pushtetarë dhe ish-pushtetarë nën akuzë, sjell përshtjellim...

Horoskopi sot, e premte 9 korrik 2021

Dashi Nëse jeni duke menduar që të bëni blerje të mëdha, shtyjeni për një moment tjetër. Aktualisht nuk po kaloni një periudhë të mirë financiare,...

Ishte duke kënduar në një koncert në Berat, Aleksandër Gjoka dërgohet me urgjencë në spital

I ftuar në Berat, në natën e dytë të Festës së Miqësisë, këngëtari Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë. Ai ka qenë duke...

Lajme të tjera

Web TV