E kërkonin gjigantët e Europës, Barcelona rrëmben “Messin austriak” (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si mund ta zëvendësoni një lojtar si Messi? Kjo është pyetja që Barcelona i bën vetes, duke luftuar me kontratën e argjentinasit që skadoi në qershor 2020. Në vitet e fundit, shumë janë paraqitur si “Messi i ri”, por asnjëri nuk i është afruar origjinalit. Tani është një talent i ri, që ka mbërritur në Katalonjë.

Ai është Yusuf Demir, lojtar i Rapidit të Vjenës, që gjithashtu i pëlqente Manchester United, Real Madridit, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Ajax dhe Salzburg. Sidoqoftë, ai zgjodhi Barcelonën, e cila e huazoi për 500 mijë euro, plus 10 milionë për të drejtën e blerjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yusuf Demir (@yusufdemir.10)

Demir, i lindur më 2003, është një mesfushor me këmbë të majtë, i aftë të luajë në çdo pozicion sulmues dhe me shumë aftësi në pjesën e pasme, cilësi që e bëjnë të qartë pse 17-vjeçari u krahasua me Messin. Ai mund të bëhet trashëgimtari i yllit argjentinas te Blaugrana-t.

Agjenti i tij, Emre Ozturk, i intervistuar nga SPOX në nëntor, foli për Demirin në këtë mënyrë: “Yussi është shumë kreativ, driblon mirë dhe ka një këmbë të majtë të shkëlqyeshme. Teknika dhe vizioni i lojës janë veti të jashtëzakonshme të tij. Mënyra e tij e lojës të kujton Messin.”

Të fundit

Faturat e papaguara të energjisë elektrike, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë. Skemat e...

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV