Dua Lipa paditet nga një paparac për shkak se publikoi foton e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse duket e pabesueshme, është mëse e mundur të marrësh ankesa nga të tjerët për postimin e një fotoje tënde. Megjithatë, kjo është diçka që mund t’u ndodhë vetëm personave të famshëm.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po përballet me një proces gjyqësor pasi shpërndau një foto të realizuar nga një gazetar pa lejen e tij.

Integral Images paraqiti një padi me tetë faqe kundër yllit të muzikës të martën duke pretenduar shkelje të së drejtës së kopjimit sepse ajo e bëri këtë “pa leje ose autorizim”.

Sipas Billboard, kompania shkruan se Dua ndau një nga fotot e tyre pa marrë leje, në të cilën ajo shfaqet teksa largohet nga një aeroport e veshur me një kapelë të madhe, edhe tha se se do të kërkojë 150,000 dollarë dëmshpërblim.

Këtë foto, këngëtarja e shpërndau në profilin e saj në Instagram në shkurt 2019-s. Mirëpo, Integral Images ka argumentuar se këngëtarja përdor faqen e rrjeteve sociale si një mjet marketingu.

Gazeta e njohur angleze “Daily Mail”, e cila i bëri bujë këtij lajmi, është munduar të kontaktojë menaxherin e këngëtares për të zbuluar anën e tyre të kësaj historie, por nuk ka marrë ende një përgjigje.

Dua Lipa nuk është i vetmi personazh VIP që përballet me një akuzë të tillë. Në vitin 2018, modelja e njohur Gigi Hadid u hodh në gjyq nga paparacët për shkak se kishte postuar një foto të sajën pa cituar gazetarin që kishte shkrepur foton. Modelja reagoi menjëherë duke u shprehur se pavarësisht faktit që kjo është puna e një ‘paparazzi’, ata duhet të kuptojnë se kjo që po bëjnë është cënim i privatësisë.

Të fundit

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Kërcënon Putin: Do t’i godasim avionët F-16 nëse përdoren nga vendet e treta

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon...

Lajme të tjera

Web TV