Emrat/ Ja kush janë 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme që u arrestuan nga SPAK, drejtoresha u shkarkua 8 ditë më parë nga Çuçi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar sot nga Policia me urdhër të SPAK dhe me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit. Operacioni është zhvilluar në ambientet e kësaj Ministrie dhe lidhet me tenderin 25 milion euro të uniformave të Policisë.

Mësohet se të arrestuarit, janë:

1 – Edlira Naqellari;

2- Kreshnik Bejkaj;

3- Ani Omuri;

4- Klevis Hasani;

5- Anisa Bogdani;

6- Flutura Çekrezi;

7- Fatmir Demneri;

8- Gëzim Mingaj;

9- Mariglen Buzali.

Për 8 nga të arrestuarit e mësipërm Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për një prej tyre është dhënë masa e sigurisë “Arrest në Shtëpi”. Këta zyrtarë dhe disa prej tyre ish-zyrtarë akuzohet se kanë ndikuar dhe kanë skualifikuar nga gara disa kompani të interesuara për tenderin e uniformave të Policisë.

– Edlira Naqellari, Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, në datë 2 korrik 2021 është liruar papritur nga detyra nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Kjo Drejtori është pikërisht ajo që organizon tendera për të gjitha institucionet qeveritare.

Ajo, si organ qendror blerës, i autorizuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ka si mision kryerjen e procedurave të prokurimit të fondeve buxhetore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve të përcaktuara.

– Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqendruara.

– Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Të fundit

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Lajme të tjera

Web TV