Me 14 kg drogë në makinë, dy persona shkëmbejnë zjarr me policinë dhe ia mbathin mes maleve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme një operacion gjatë të cilit janë sekuestruar rreth 14 kg marijuanë të ndarë në 13 paketime të ndryshme.

Blutë janë vënë në ndjekje të dy të dyshuarve që posedonin lëndën narkotike të cilët kanë shfaqur rezistencë, ndërkohë që njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë.

Këta të fundit kanë tentuar një kontroll rutinë në dy automjete, njëri prej të cilëve me targa italiane, që po udhëtonin nga Prishtina drejt Gjilanit. Me të pikasur policinë të dyshuarit kanë tentuar të arratisen duke përshkuar një zonë malore dhe më pas dyshohet se kanë ndaluar duke hedhur nga automjete substancën narkotike.

Në momentin kur policia është afruar një prej tyre ka nxjerrë nga brezi armën duke qëlluar drejt policisë e cila është kundërpërgjigjur. Nga përplasja me armë nuk ka persona të lënduar.

Më pas të dyshuarit janë larguar në këmbë duke shfrytëzuar terrenin malor dhe kanë braktisur automjetet me të cilët po udhëtonin. Gjatë kontrollit në bagazhin e njërës prej makinave, policia ka gjetur dhe sekuestruar lëndën narkotike.

Aktualisht po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të cilët janë të njohur për policinë dhe dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.

Të fundit

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Lajme të tjera

Web TV