Nina Muho, suksesi i sopranos shqiptare në “La Traviata”

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Arben Braçe

 

Në ditët e nxehta të korrikut nuk kemi vetëm masakra menxyrë shezlongësh që përgjakin vëllazëri dhe fise, as edhe aksidente fatale që shuajnë familje të pafajshme si dhe korrupsion permanent, të pandalshëm, që shoqëron në çdo qelizë shoqërinë shqiptare në udhëtimin e saj absurd, por kemi edhe art të kulluar shqiptar që duhet të na bëjë krenar të gjithëve.

Soprano shqiptare Nina Muho një ditë më parë përfundoi interpretimin në Teatrin e mirënjohur Giuseppe Verdi të Triestes për një javë rresht në ditë të kombinuara duke interpretuar personazhin kryesor atë të Violetë Valery, në operën më të shfaqur në botë “La Traviata” të Verdit.

Soprano e Teatrit tonë  të Operas Nina Muho, u duartrokit nxehtësisht nga artdashësit italianë në vetë atdheun e operas duke e cilësuar atë një Violetë moderne, që vjen me një virtuozitet të papërsëritshëm dhe zgjon ndjenjat e një publiku të etur për art pas një letargjie të dhimbshme prej Covid 19.

Nga shumë soprano të mirënjohura bashkëkohore që aplikuan për të interpretuar këtë rol të vështirë, autoritetet përgjegjëse dhe vetë drejtuesi artistik i Teatrit “Verdi” të Triestes përzgjodhën sopranon shqiptare Nina Muho për të interpretuar këtë vepër të veçantë, së cilës ajo i dha me shumë mjeshtëri ngjyrat e saj personale, duke tërhequr vëmëndjen e publikut, në këto ditë të nxehta korriku, por edhe të shumë kritikëve dhe njohësve të spikatur të artit operistik.

“Traviata” e Verdit është një opera shumë e famshme e cila bazohet në veprën “Zonja me kamelie” të Alexandre Dumas dhe bën fjalë për historinë e një kurtizaneje, e cila dashurohet me një fisnik, por i ati i Alfredos, Giorgio Germont, i cili dëshironte një të ardhme më të mirë për të birin e pengon dashurinë e tyre.

Lexo edhe :  Rama nxjerr fotot nga mbërritja e avionit të parë në Kukës: Me këmbë të mbarë

Sipas interpretimit të njohësve të këtij arti magjik “Traviata” do të thotë e rrënjosur, ose e kalbur dhe konkretisht bëhet fjalë për shoqërinë e kalbur që na rrethon, e cila na kalb të gjithëve pak nga pak. Tematika e veprës është e mbështetur tek paragjykimet e kohës dhe na paraqit një Violetë me një dashuri të vrarë, që në fund ikën drejt qiellit duke na dhënë në mënyrë të pastër mesazhin se shoqëria e kalbur që na rrethon mund të na rrëmbejë gjithçka, por vetëm shpirtin jo, sepse ai do të fluturojë i lirë përgjithmonë, e nuk mund të na i prekin dot…

Pikërisht kjo Violetë e interpretuar mjeshtërisht nga kjo zanë shqiptare, na jep shumë shpresë dhe na tregon më së miri se shoqëria shqiptare nuk e ka humbur tërësisht fillin dhe i ka forcat për të ndryshuar drejtimin e mbrapshtë në të cilin është futur.

Ky sukses është një ogur shprese për të gjithë të rinjtë shqiptarë dhe për të gjithë ata njerëz të ndershëm që kërkojnë të ngrënë jetën mbështetur në vlerat, talentin dhe intelektin e tyre.

Triumfi i kësaj sopranoje në skenat prestigjioze të këtij arti të epërm, tregon më së miri, se shoqëria shqiptare nuk është vetëm ajo e vrasjeve barbare për shezlongë dhe as ajo e veturave avanguard që guidohen llahtarshëm nga kokërruar me tatu dhe zinxhirë në qafë, që konsumojnë akool dhe narkotikë e bëjnë jetë luksi nga paratë e prindërve kokëboshë, që grabisin paratë publike për të siguruar një jetë “traviatë” të kalbur deri në qelizë për bij të pa shpirt.


Të fundit


Lajm i fundit/ SPAK zbarkon tek Ministria e Brendshme, priten 9 urdhër-arreste!

Hetuesit e Prokurorisë Speciale SPAK kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Ministrinë e Brendshme. Mësohet se nga organi më i lartë i akuzës në...

Haxhi Rama, “Duke pirë një kafe”

Gjithçka varet nga mënyra sesi i shikoni gjërat dhe jo se si janë ato në vetvete. Carl Jung. Nga Kadri Tarelli Në fund të librit “Duke pirë...

Sulme në internet, sulme në realitet/ Shqetësimet e myslimanëve në Evropë

Myslimanët në Evropë marrin kërcënime, përjetojnë sulme dhe mesazhe urrejtjeje përtej kufijve. Tani, ekspertët e Këshillit të Evropës duan ta shikojnë nga afër këtë. Armiqësia...

Beteja e Dyrrhachium, Pompei mund Cezarin e pamposhtur

Beteja e Dyrrhachium (ne Latinisht) u zhvillua me 10 korrik te vitit 48 p. e. s. ne Dyrrah, i cili ishte emri antik i...

Lajme të tjera

Web TV