Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka treguar se mbrëmë ka kaluar një moment të vështirë në gjumë.
Në një postim në Instagram, këngëtarja zbulon për ndjekësit se ka përjetuar paralizë gjumi. Paraliza në gjumë është gjendje në të cilën individi është zgjuar, i vetëdijshëm, por e ka të pamundur të lëvizë trupin, pasi truri nuk jep komandat e nevojshme. Këngëtarja thotë se një se i ka ndodhur edhe më parë diçka e tillë, por thekson se kur je vetëm në shtëpi është edhe më e vështirë.
“Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e shkuar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar se sa traumatizuese është kjo gjë. Akoma dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”, shkroi Beatrix në Instastory.
Beatrix ka treguar më parë se paraliza e gjumit (gjendje në të cilën individi është zgjuar, është i vetëdijshëm, por e ka të pamundur të lëvizë trupin, pasi truri nuk jep komandat e nevojshme) i ka pas ndodhur shpesh.
Madje në disa raste ajo shihte edhe figura të panjohura, ndërsa në sfond dëgjonte zëra demonësh.
“Nuk e di nëse njerëzit e tjerë kanë parë burrin me kapele gjatë paralizës së gjumit, por tani jam sërish e frikësuar. E pashë një herë në fillim dhe kurrë më. Mbrëmjen tjetër nisa të dëgjoja zëra jo tokësor.
E kam përjetuar disa herë dhe dëgjimi i zërave djallëzorë dhe ndjenja e një pranie të errët është vetëm një pjesë e saj”, shkruante një vit më parë këngëtarja.