Varianti Delta në Shqipëri/ Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni sa më parë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës deklaroi se me ardhjen e vjeshtës, shifrat e Covid-it do të rriten në vendin tonë. Ai tha se duhen vaksinuar sidomos moshat e reja, që janë më aktive

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se ka sinjale të pazakonta nga analizat e kryera në ISHP, për prezencën e variantit Delta në Shqipëri. Nga Sauku ku ndoqi procesin e vaksinimit ajo tha se analizat do të çohen në Gjermani, për të parë nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri. “Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, është shprehur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manistirliu. Manastirliu u shpreh se vaksinimi do të vijojë me intensitet gjatë verës dhe foli për kalendarin e mbërritjes së vaksinave anti-covid në vend. Sipas Ministres së Shëndetësisë, plani kombëtar i vaksinimit parashikon vijimin e vaksinimit të kombinuar, por edhe ditët e hapura të vaksinimit +18 vjeç, të cilat do të rikthehen sërish në muajt korrik dhe gusht. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1 011 297 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 429 191 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Vaksinimi

Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve, që të mos e neglizhojnë vaksinimin anti-covid në çdo pikë ku kryhet vaksinimi. “Jam këtu për të nxitur edhe njëherë vaksinimin, në qendrat shëndetësore, në ambulanca, në qendrat e vaksinimit të përqendruar. Tashmë, duke filluar nga fundjava dhe në vijim, edhe me njësitë lëvizëse, të cilat do të jenë në territor dhe do të ndihmojnë për vaksinimin në zonat ku kemi xhepa ende të pavaksinuar”, tha shefja e Shëndetësisë. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shumë, pasi sipas tij, çdo vaksinë krijon mbrojtje ndaj varianteve të reja të virusit. Shefi i Urgjencave tha se ka pasur raste të dyshimta të variantit Delta në vendin tonë, por duhet pritur përgjigjja nga laboratorët gjermanë. “Nuk mund të themi me saktësi që ka ardhur varianti Delta. Kampionët nga ISHP do të shkojnë drejt laboratorit të Gjermanisë, prej ku do të vërtetohet nëse ka ardhur apo jo varianti. Ditët e fundit, kemi te 2-3 raste, që ndoshta mund të jetë prania e këtij varianti. Nuk ka ndonjë ndryshim si sëmundje, është si Sars Covd 2. Sigurisht që vaksinat që kemi bërë na mbrojnë edhe nga ky variant. Të gjitha vaksinat janë efikase ndaj virusit, por mund të jenë më pak efektive ndaj variantit Delta, me një mbrojtje deri në 70%, që është sërish një mbrojtje shumë e mirë”, tha Brataj. Kreu i Urgjencës deklaroi se me ardhjen e vjeshtës, shifrat e Covid-it do të rriten në vendin tonë, ndaj dhe sipas tij, duhen vaksinuar sidomos moshat e reja, që janë më aktive. “Sigurisht që vjeshta do të ketë rritje të shifrave. Varianti po e bën xhiron e botës përsëri, ne tani kemi avantazhin e të nxehtit, vaksinimin, ndonëse do të kemi rritje të numrave, por jo valë si ato që kaluam. Unë nuk mendoj që do të kemi sërish masa të rrepta, siç po ndodh në disa shtete të botës. Thirrja ime është që kushdo që mundet të bëjë vaksinën, të mos ketë dyshime te asnjë lloj vaksine”, tha Brataj. Në lidhje se kush vaksin të mbron më shumë, Brataj tha se ende nuk është arritur në një konkluszion përfundimatar pasi ka shumë zëra. “Mesa pashë, nëse mendojmë se në fillim ishte Pfizer, doli AstraZeneca më mbrojtëse ndaj Deltës. Mendohet që brenda verës Evropa të kapë 90% me predominancë të variantit Delta. Arma e vetme është vaksinimi. Sa më shpejt dhe sa më shumë të bëhen vaksinat në këtë moment, aq më mirë është. Duke parë që vaksinimi është çelësi i suksesit, ne nuk kemi pse ta ndalojmë”, tha Brataj. Ai tha se procesi i vaksinimit është intensifikuar. “Ne e filluam me 40 në ditë dhe shkuam deri te 20 mijë në ditë. Vënia e ekipeve të vaksinimit në banesë lidhet me ata që nuk kanë mundësi të shkojnë te qendrat, si të sëmurë, të paralizuar, të moshuar, etj. Duhen stimuluar shumë edhe të rinjtë, që janë mosha më aktive dhe që janë të avaksinuar. Do të vazhdojë sërish fushata e vaksinimit mbi 18 vjeç e lartë, sidomos në fundjava. Duhen vaksinuar sa më parë këto grupmosha”, tha ai.

Lexo edhe :  Nëse keni shumë vapë, ndaluni te stacioni i freskimit në "Sheshin Skënderbej" për pak minuta për t'u freskuar (Foto)

Pandemia

Ndalimi i muzikës, bizneset e Vlorës kërkojnë zgjatjen e orarit

Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë të pakënaqur me orën policore që i kufizon muzikën pas orës 22:00 patën një takim me prefektin e qarkut ku kanë kërkuar shtimin e fashës orare të muzikës nga ora 22:00 deri në 24:00. Por nga ana tjetër, Prefekti Flamur Mamaj i ka kërkuar bizneseve të zbatojnë protokollet e miratuara, pasi vendi ndodhet ende në pandemi. Ndërsa për biznesin masat janë absurde, në një kohë kur në Tiranë mblidhen me qindra persona në shesh për të ndjekur ndeshjet e kampionatit evropian të futbollit. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e bizneseve janë shprehur se ekziston mundësia që për shkak të situatës së infektimeve, lokaleve dhe restoranteve mund t’u kërkohet të punojnë me kapacitet të reduktuar në masën 30 për qind, çka sipas tyre do të ishte një falimentim për ta. Ndërsa për Prefektin biznesi në Vlorë ka punuar edhe në situatë më të vështirë dhe nuk kanë falimentuar. Bizneset janë shprehur se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh ata do të reagojnë dhe do të protestojnë. Një përgjigje për kërkesën e bizneseve të Vlorës e ka dhënë edhe shefi i Urgjencës Kombëtare Agron Brataj. I pyetur nëse do të ketë shtyrje të fashës së orarit ai tha se: “Në këtë moment jo. Pas dy javësh do të shihet situata, se më datë 1 morëm masat e reja. Nga mesi i korrikut, 15-20, do të rivlerësohet situata. Nuk mendoj se duhet të shtrëngojmë masat, por dyshoj se do të ketë ndryshim”.


Të fundit

Emocionet që dhuron sporti, gëzim, zemërim dhimbje dhe frikë

Në sport, emocionet luajnë një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm për sportistin, por edhe për të gjithë ata...

Varianti Delta në Shqipëri/ Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni sa më parë

Kreu i Urgjencës deklaroi se me ardhjen e vjeshtës, shifrat e Covid-it do të rriten në vendin tonë. Ai tha se duhen vaksinuar sidomos...

Tenderat dhe korrupsioni/ Rama kryebashkiakëve: Do të përballeni me SPAK dhe me mua

Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar krerëve të bashkive të përfundojnë procesin për regjistrimin e tokave bujqësore, duke i paralajmëruar se kjo gjë nuk...

Lajme të tjera

Web TV