Bullgaria voton parlamentin e ri, ja çfarë tregojnë sondazhet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Bullgarët votojnë në zgjedhjet e parakohshme të dielën, pasi zgjedhjet që u mbajtën në muajin prill prodhuan një parlament të copëzuar, që nuk arriti të formojë një qeveri të qëndrueshme.

Anketat e fundit sugjerojnë se përsëritja e zgjedhjeve mund të prodhojë rezultate të ngjashme, por edhe një rënie të mëtejshme të mbështetjes për partinë GERB të ish- kryeministrit, Boyko Borissov, pasi qeveria aktuale e përkohshme bëri akuzat publike për korrupsion në shkallë të gjerë gjatë qeverisjes së tij.

Bullgaria, anëtare e NATO-s dhe BE-së, është kritikuar në mënyrë të përsëritur për mos trajtimin e korrupsionit dhe për mangësi në sundimin e ligjit dhe lirinë e medias.

Fushata anti-korrupsion e kundërshtarëve të ish-kryeministrit Borissov, mori krahë gjithashtu nga sanksionet që Shtetet e Bashkuara u vunë muajin e kaluar disa zyrtarëve publik bullgarë dhe disa afaristëve për korrupsion.

 

Tani sondazhet sugjerojnë një garë të ngushtë midis partisë së zotit Borissov që doli e para me 26 për qind në zgjedhjet e prillit dhe rivalit të saj kryesor – partia anti-elitë “Ka Njerëz të Tillë” e udhëhequr nga një drejtues i njohur televiziv, Slavi Trifonov.

Partia Socialiste e opozitës është radhitur në vendin e tretë, e ndjekur nga grupi liberal anti-korrupsion, Bullgaria Demokratike dhe partia etnike turke, MRF.

Aleanca e re e qendrës së majtë Stand Up! Mafia Out !, e cila u shfaq pas protestave anti-qeveritare të vitit të kaluar, parashikohet të kalojë pengesën prej 4% për të hyrë në parlament.

Aleanca e re e qendrës së majtë e njohur me emrin “Stand Up! Mafia Out!”, e cila u shfaq pas protestave anti-qeveritare të vitit të kaluar, parashikohet të kalojë pengesën prej 4% për të hyrë në parlament.

Sipas analistit politik, Dimitar Ganev, ka pak shanse që Borissov të kthehet në detyrë për një mandat të katërt, pavarësisht nëse partia e tij GERB del e para në zgjedhje, meqë shumica e grupeve politike kanë hedhur poshtë idenë e bashkëpunimit me ish-partinë në pushtet.

Lexo edhe :  U dënua për falsifikim të dokumenteve, KPA pezullon hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci

 


Të fundit

Tenderi prej 2.8 miliardë lekësh për blerjen e uniformave të policisë, Lleshaj: Nuk kam rol

Sandër Lleshaj mbante detyrën e ministrit të Brendshëm, kur u nënshkrua tenderi për blerjen e uniformave të policisë së...

Netanyahu braktis rezidencën e kryeministrit pas 12 vitesh në pushtet

Pas 12 vitesh në pushtet, ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me familjen e tij ka braktisur rezidencën në Jerusalem. Zëdhënësi i rezidencës ka thënë se familja...

COVID-19, MSH: Asnjë humbje jete 5 raste të reja në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 5 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Ministria e...

Përvjetori i masakrës së Srebrenicës, Bërnabiç: Zyrtarët e Serbisë nuk e kanë vendin atje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se në vitin 1995 në Srebrenicë “ka ndodhur një krim i tmerrshëm”, por shtoi se zyrtarët e Serbisë...

Ja si relaksohet një qen Golden Retriever pas një dite të lodhshme (Video)

Temperaturat e larta që regjistrohen gjatë këtyre ditëve të nxehta, stresi, lodhja dhe jeta e vrullshme nuk kanë impakt negativ vetëm tek njeriu por...

Lajme të tjera

Web TV