Greqia dridhet nga tërmeti, qytetarët dalin në rrugë të frikësuar

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës rihter është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në Greqi në zonën e Tebës duke vijuar situatën shqetësuese me mbi 30 lëkundje sizmike që u shënuan ditën e djeshme.

E ndërsa njerëzit kanë dalë në rrugë nga frika dhe paniku, mediat greke nuk raportojnë për të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale.

Por cfarë po ndodh?

Profesori Efthymios Lekkas qetësoi qytetarët me një mesazh duke thënë se nuk arsye për shqetësim. “Ne jemi duke monitoruar fenomenin. Kemi pasur diçka të ngjashme gjashtë muaj më parë, por nuk duhet të shqetësohemi” tha ai.

Nga ana e tij, Drejtori i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës Athanasios Ghanas nënvizoi se “ekziston një përkeqësim i vogël sizmik në zonë siç tregohet nga dridhjet e përsëritura sizmike të cilat janë të dobëta në madhësi.

Jemi duke monitoruar evolucionin e fenomenit por ajo që duhet të sqarojmë është se ky aktivitet nuk ka asnjë lidhje me sekuencën sizmike që u zhvillua në Dhjetor 2020 në fshatin Kallithea me një madhësi prej 4.6 Rihter ku edhe kishim dëme” tha ai.


Të fundit

Greqia dridhet nga tërmeti, qytetarët dalin në rrugë të frikësuar

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 i shkallës rihter është regjistruar në orët e para të ditës së sotme...

26 vjet nga masakra e Srebrenicës/ Kryeministri Rama e kujton me një foto homazh

Bosnja e Hercegovina por edhe e gjithë Europa shënojnë sot 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që...

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu, plagoset pasagjeri

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në Elbasan, ku një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi Më rreth orës 01:45, në aksin...

Me armë në Jalë, prangoset 30-vjeçari (Emri)

Një 30-vjeçar është prangosur nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e plazhit të Jalit. Policia e Himarës njofton se...

Sot finalja e EURO 2020/ Anglia për të bërë historinë, Italia për trofeun që i mungon 6 dekada

Euro 2020 tashmë është gati të mbyllë siparin e tij. Italia dhe Anglia do të luajnë për titullin e më të mirit sonte në...

Lajme të tjera

Web TV