Me armë në Jalë, prangoset 30-vjeçari (Emri)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një 30-vjeçar është prangosur nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e plazhit të Jalit. Policia e Himarës njofton se të arrestuarit Martin Koxha i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.

“Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës të shtetasit M. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


Të fundit

Me armë në Jalë, prangoset 30-vjeçari (Emri)

Një 30-vjeçar është prangosur nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e plazhit të Jalit....

Sot finalja e EURO 2020/ Anglia për të bërë historinë, Italia për trofeun që i mungon 6 dekada

Euro 2020 tashmë është gati të mbyllë siparin e tij. Italia dhe Anglia do të luajnë për titullin e më të mirit sonte në...

Rama publikon videon me përshtypjet e vizitorëve të huaj për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një video promovuese të turizmit në vend. Teksa ka publikuar disa momente nga përjetimet e...

Ekzekutimi i presidentit të Haitit, mediat kolumbiane: U vra nga rojet e tij

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e presidentit të Haitit Jovenel Moïse. Sipas burimeve të Gazetës kolumbiane ‘El Tiempo’ thuhet se pas...

“Shumë e zhveshur”, modelja nuk lejohet të hipë në avion (Foto)

Një modele fitnesi turke që jeton në SHBA është ndaluar të hipte në një fluturim në Teksas pasi stafi e konsideroi veshjen e saj...

Lajme të tjera

Web TV