Anglezët sulmojnë ambasadën bullgare në Londër, kujtuan se ishte flamuri italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dëshpëruar nga humbje në finale përballë italianëve, një pjesë e tifozëve anglezë dolën në rrugët e Londrës të tërbuar, ku nuk munguan edhe incidentet e përplasjet me policinë.

Por, një episod e shndërron inatin e tyre në qesharak. Ambasada Bullgare në Londër tha se një turmë tifozësh anglezë ishin përpjekur pas përfundimit të ndeshjes që të shkulnin flamurin e vendosur në këtë ambasadë.

Arsyeja? Kujtonin se ishte flamuri i Italisë. Flamuri bullgar ka të njëjtat ngjyra me atë italian, me ndryshimin e madh se jeshilja është në mes dhe vijat i ka horizontale, jo vertikale si ai italian.

Incidente pati edhe në Wembley, kur një grup tifozësh anglezë dhunojnë kundërshtarët e tyre në mënyrë brutale dhe e gjitha kjo ndodh në prani të policisë e cila nuk ka çfarë të bëjë.

Të fundit

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do...

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Vakti më i shtrenjtë në botë kushton plot 495 mijë dollarë dhe shërbehet në hapësirë

Sado joreale të tingëllojë, është e vërtetë. Kompania e turizmit hapësinor SpaceVIP po përgatitet të shërbejë një vakt në hapësirë, i cili do të kushtojë 495,000 dollarë për person. Kompania, pak...

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të spitalit të Bulqizës, ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV