Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për Thaçin dhe të akuzuarit e tjerë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik, në orën 14:30.

Po ashtu bëhet e ditur se seanca do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.

Seanca pritet të jetë konferencë për ecurinë e çështjes së ish-presidentit Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Palët e lartpërmendura kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë.

Ndërsa më 14 korrik, do ketë konferencë nga ora 15:00 për ecurinë e çështjes së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Në tetor të vitit 2020, Gjykata Speciale për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës, konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999 dhe krimeve kundër njerëzimit. Të gjithë ata janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit të kaluar.

 


Të fundit

Gjykata Speciale cakton seancën e radhës për Thaçin dhe të akuzuarit e tjerë

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Mësohet se seanca e radhës...

Kryeministri Johnson: Me 19 korrik Anglia u jep fund masave anti-Covid

Anglia u jep fund masave anti-Covid nga 19 korriku. Është ky lajmi i cili është bërë me dije nga kryeministri britakin Boris Johnson gjatë...

Racizmi ndaj futbollistëve anglez, Reagon Johnson: Lojtarët meritojnë të trajtohen si heronj

Tre lojtarë me prejardhje afrikane, që humbën penalltitë për Anglinë në ndeshjen e vendimtare të Kampionatit Evropian të Futbollit kundër Italisë të dielën në...

Reperi i njohur qëllohet mbi 60 herë me armë pasi doli nga burgu

Një reper i njohur humbi jetën ditën e shtunë në Çikago, në një atentat me armë ku mbetën të vrarë dhe dy persona të...

Suedia heq kufizimet për shqiptarët udhëtarë

Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se shqiptarët që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testit PCR negativ të...

Lajme të tjera

Web TV