Italia mposht Anglinë në shtëpi dhe ‘pushton’ Europën (Video)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

“It’s not coming home, it’s going to Rome!” Me këtë shprehje tifozët Italian festuan titullin e dytë në histori si kampion Europe të Kombëtares ‘axurre’, që në finalen e Londrës mposhti me penallti 3-2 Anglinë falë heroit Donnarumma.

Finalja në ‘Wembley’ nisi në mënyrën më të çmendur për anglezët, pasi kaluan në avantazh që në minutën e dytë me Luke Shaw. Ky gol jo vetëm që shtangu të besuarit e Mancinit, por ishte edhe më i shpejti në historinë e një kampionati Europian.

Ndryshe nga çfarë pritej goli ndikoi për mirë te Italia, që pas këtij episodi mori kontrollin e lojës dhe vendosi diktatin në fushë. Goli i barazimit, që për më tepër vulosi edhe 90 minutat me rezultatin 1-1, u realizua nga qendëmbrojtësi Leonardo Bonucci. Në shtesë të dy kombëtaret provuan pak dhe për këtë arsye fituesi u zgjidh me penallti.

Fillimisht gabuan italianët me Belotti-n në tentativën e dytë, ndërsa radhën për të mos dërguar topin në rrjetë e pati Rashford që goditi shtyllën. Më tej Bernandeski iu dha zemër italianëve, ndërsa më pas situatën në dorë e mori Donaruma. Portieri 22-vjeçar, që në fund u shpall edhe lojtari i Euro 2020, do të priste dy penallti radhazi, fillimisht të Jadon Sancho-s dhe më pas të Saka-s, duke çuar në fund në delir tifozët e Italisë në të gjithë botën.

Me trofeun e dytë në histori Italia vendos edhe rekordin e 34 ndeshjeve pa humbje, që prej kohës kur skuadrën e mori në drejtim Mancini. Ndërkohë trishtim për Anglinë që finalen e parë në një kampionat Europian e humbi para publikut të saj.

Ndërkohë që me qindra tifozë janë mbledhur në ‘Fan Zone’ në sheshin ‘Skënderbej’, për të parë finalen Euro 2020, midis Anglisë dhe Italisë.

Lexo edhe :  Aksidenti i rëndë me një të vdekur dhe 9 të plagosur në Gramsh, arrestohet shoferi i minibusit (Emri)


Të fundit

Italia mposht Anglinë në shtëpi dhe ‘pushton’ Europën (Video)

“It’s not coming home, it’s going to Rome!” Me këtë shprehje tifozët Italian festuan titullin e dytë në histori...

Korrupsioni/ Mesazhi i koduar i Ramës: Nuk jeni të mitë nëse ju zë SPAK

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të mbrojë askënd nga “të vetët” për aferat korruptive që zbulohen nga strukturat e drejtësisë së re. Lëvizjet...

Horoskopi ditor, 11 korrik 2021

Dashi Mundohuni të jeni sa më të logjikshëm sot sepse po gabuat do përballeni me pasoja të vështira. Në jetën në çift do të mbizotërojë...

Lajme të tjera

Web TV