Jul Cezari, gjenerali që nuk njihte humbje

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në 12 korrik të vitit 100 p.e.s, lindi Gaius Julius Caesar (Jul Cezari), gjeneral romak, nga familje aristokrate që pretendonte se e kishte prejardhjen nga Iulus, bir i princit legjendar trojan, Enea.

Jul Çezari ka lindur në një prej familjeve më të vjetra aristokrate në Romë. Ai ka qenë një pjesëtar i partisë demokratike dhe popullore. Edhe pse ishte nip i Caius Marius-it, Çezari, martohet me Kornelian, vajzën e re të Lucius Cornelius-in Cinna, mbështetësit më të madh të Mariusit dhe armikut te Sullasit. Në vitin 82 p.e.s., kur Çezari refuzoi të ndahej me Kornelian, ai u detyrua të largohej nga Roma.

Pas vdekjes së Sullasit, Çezari kthehet në Romë dhe nis karrierën e tij politike. Ai fiton popullaritet me partine e tij dhe oratori. Ne 74 p.e.s., ai shkon në Azi, për të rikthyer ushtrinë Cappadociane. Pasi u kthye, ai nxiti reformimin e qeverisë dhe ndihmoi në përparimin e pozicionit politik të Pompeit. Çezari u bë oficer, në vitin 70 p.e.s. dhe ishte përgjegjës për administrimin e qeverise dhe ushtrisë në Spanjën e largët, në 69 p.e.s.. Ai ndihmoi Pompein të merrte drejtimin e luftës në Lindje. Jul Çezari u kthye në Rome në vitin 68 p.e.s. dhe në mungesë të Pompeit, ai u bë koka e partisë popullore.

Martesa

Në vitin 63 p.e.s., Jul Çezari u emërua “pontifex maximus” [kryeprift]. Reforma e tij e mëtejshme me Sosigenin, për kalendarin, ishte një nga kontributet e tij më të mëdha për historinë. Në vitin 62 p.e.s., Clodius dhe e shoqja e dyte e Jul Çezarit, Pompeia, u përfshinë në një skandal, i cili përfshinte dhunimin e riteve sekrete te Bona Deas dhe si pasoje Çezari ndahet. Ai tha: “E shoqja e Çezarit, s’duhet të dyshojë për asgjë.” Meqenëse Jul Çezari ka shërbyer në Spanjë si administrator, ai kthehet në Romë me ambicie konsullate. Për të realizuar qëllimin e tij, në vitin 60 p.e.s., Çezari krijon “Triumviratin” e Pare, e cila ishte aleanca e tre burrave, Julius Caesar, Pompeit, dhe Marcus Licinius Crassus. Pompei, ishte komandant i ushtrisë, kurse Marcus Licinius Crassus, ishte njeriu me i pasur në Romë. Kjo nuk ishte një triumvirate e mirëfilltë, sepse kjo aleance nuk u konfirmua zyrtarisht nga senati. Tre burrat ishin në gjendje të kontrollonin Romën dhe kjo aleance bëri të mundur që Çezari të ndiqte Luftën në Gali. Në vitin 59 p.e.s., Çezari martohet me Calpurnian. Po të njëjtin vit si konsull, ai miraton një ligj agrar, i cili siguronte tokë bujqësore për 20,000 qytetar dhe veteran të varfër. Ai gjithashtu siguroi mbështetjen e të pasurve, duke reduktuar taksat që ata paguanin për kontratat në Azi. Kjo e bëri atë, drejtues të një koalicioni ndërmjet popullit dhe plutokratëve.

Beteja

Në vitin 55 p.e.s., Çezari kreu një eksplorim në Britani dhe mundi Britanikët, nën drejtimin e Cassivellaunusit. Çezari hasi në kundërshtarin e tij më të fortë në Gali, Vercingetorixin, të cilin ai e mundi në Alesia në 52 p.e.s.. Me fundin e luftës, Çezari kishte arritur kontrollin e pjesës më të madhe te Galisë. Kjo arritje i siguroi atij, titullin komandanti më i madhe i kohërave, si dhe besnikërinë e legjioneve. Kujdesi i Çezarit ndaj ushtarëve, dëshira për të realizuar ai vetë sulme të vështira ushtarake, e ktheu atë në idhullin të ushtarëve, një element i rëndësishëm për karrierën e tij pasardhëse.

Lufta Civile

Në vitin 54 p.e.s., vdes e bija e Jul Çezarit, e shoqja e Pompeit, që prej pesë vjetëve. Ajo kishte qenë lidhja kryesore ndërmjet dy burrave. Gjate viteve kur Çezari ishte në Gali, Pompei kishte filluar të mësonte gjithnjë e me shume mbi partinë senatoriale. Arritjet ushtarake te Çezarit, fillojnë e rrisin xhelozin e Pompeit. Vdekja e Crassusit, në 53 p.e.s., sjell fundin e Triumviratit të Parë, dhe vendosjen e Çezarit kundër të tjerëve. Pasi përfundoi Triumvirati i Parë, senati mbështet Pompein, i cili u bë konsull individual më 52 p.e.s.. Ndërkohë, Çezari ishte bërë një hero ushtarak, si dhe një lider i popullit. Senati druhej prej Çezarit, dhe donte që ai të hiqte dorë prej ushtrisë së tij. Ata e dinin që Çezari shpresonte të bëhej konsull, pasi periudha e tij në Gali, të përfundonte. Në dhjetor të 50 p.e.s., Çezari i shkruan një letër senatit, në të cilën thoshte që ai do të hiqte dore nga ushtria e tij, në rast se Pompei hiqte dore nga posti që kishte. Senati e priti letrën me egërsi dhe i kërkoi Cezarit të hiqte menjëherë dore nga ushtria, përndryshe do të shpallej “armik i popullit”. Dy oficerët besnikë të Çezarit, Mark Antoni dhe Quintus Cassius Longinus, nuk e aprovuan ligjin dhe u përjashtuan nga senati. Ata udhëtuan drejt Cezarit, o cili mblodhi ushtrinë e tij, dhe kërkoi mbështetjen e tyre kundër senatit. Ushtria kërkoi te sulmonte dhe më 12 janar të vitit 49 p.e.s., Çezarime fjalën “Iacta alea est” [vdekja është larg] kaloi Rubicon-in, kufiri që ndante provincën e tij nga Italia. Lufta civile kishte filluar. Marshimi i Çezari drejt Romës, ishte një progres triumfues. Senati u arratis për në Capua. Çezari u drejtua më pas për ne Brundisium, ku rrethoi Pompein, përpara se ai të arratisej për në Greqi. Ai ju drejtua Spanjës, të cilën po e drejtonin oficeret e Pompeit dhe vendosi paqe në të. Pasi u kthye në Romë, Çezari u zgjodh konsull dhe më pas iu drejtua Greqisë, në kërkim të Pompeit. Çezari mblodhi një ushtri të vogël në Brundisium dhe nisi lundrimin. Ushtria ishte aq e vogël, sa Bibulus, i cili po e priste në ngushticë, për ta penguar kalimin e tij në Epir, e lejoi pa problem. Çezari takon Pompein në Dyrrah. Këtu zhvillohet Beteja e Dyrrahut , por u detyrua të tërhiqej, me Pompein qe e ndiqte pas shpine. Çezarie vendosi kampin në një vend mjaft strategjik, pranë Pharsalus-it. Pompei, i cili kishte një ushtri të madhe, e sulmoi Cezarin, por u mund dhe u detyrua të tërhiqej drejt Egjiptit, ku dhe u vra. Çezari, i cili kishte ndjekur Pompein drejt Egjiptit, qëndroi atje edhe për pak kohë, duke jetuar me Kleopatrën. E mbështeti atë kundër të vëllait dhe të shoqit, Ptolemeut XII, dhe bëri të mundur që Kleopatra të vendosej fuqishëm ne fron. Prej Egjiptit ai shkoi në Siri dhe Pontus, ku në vitin 47 p.e.s., ai mundi Pharnacin II, në një mënyrë aq të lehtë, sa e pasqyroi me fjalët: Veni, vidi, vici [Erdha, Pashë, Pushtova]. Po të njëjtin vit, ai u nis drejt Afrikës (Libisë), ku ndodheshin mbështetësit e Pompeit, për ti dhënë fund revoles së nisur nga Kato .

Lexo edhe :  E rëndë në Gramsh/ Autobusi me pasagjerë del nga rruga dhe bie në përrua, konfirmohet një viktimë

Kthimi në Romë

Çezari u kthye në Romë, me katër triumfe të mëdha dhe i fali të gjithë armiqtë e tij. Ai nisi të reformonte kushtet e jetesës, duke përmirësuar ligjet agrare si dhe konditat shtëpiake. Jul Çezari, gjithashtu bashkoi planet e ndërlikuara, për të konsoliduar mbretërinë dhe vendosjen e sigurisë. Në dimrin e 46 – 45 p.e.s., Çezariishte në Spanjë, ku zhduki partine e fundit senatoriale të Gaeus Pompeusit, të birit te Pompeit.

Jul Çezari kthehet ne Romë në shtator të 45 p.e.s., dhe u emërua në postin e drejtuesit të konsujve, për të pestën here. Po të njëjtin vit, ai u bë diktator i përjetshëm dhe vendosi të merrte një fushatë kundër Parthias, rreziku i vetëm për kufijtë e Romës. Fuqia e tij diktatoriale, kishte ngjallur pa pëlqyeshmëri dhe ishte kritikuar rëndë nga armiqtë e tij.

Vrasja

Kundrejt Çezarit u realizua një komplot, prej vetë miqve dhe mbrojtësve te tij. Këtu mund të përmendim Cimber, Casca, Cassius dhe Marcus Junius Brutus. Më 15 mars të vitit 44 p.e.s., ai u godit me thikë, për vdekje, në dhomën e senatit. Në testament, Çezariia linte gjithçka nipit të tij 18 vjeçar, Octavianit më vonë i njohur si August. Çezari ka qene gjithmonë një prej figurave më kontradiktore historike. Ndjekësit e tij kishin parë tek Cezari, mbrojtësin e te drejtave të njeriut, kundrejt një oligarkie. Armiqtë e tij e kishin parë Cezarin, si një demagog ambicioz, i cili e fitoi me force rrugën e tij drejt fuqisë diktatoriale dhe shkatërroi republikën. Ai ishte i shkëlqyer në luftë, oratori dhe si drejtues shteti.

Letrat dhe Historia

Pos veprimtarisë së tij si ushtarak Çezari u shqua edhe për veprimtarin letrare e historike. Më veprat e tij letrare ai hynë ndër shkrimtarët më të mirë të kohës së vetë. Nga Çezari deri më tani dihet se janë ruajtur dy vepra të plota me përmbajtje historike, komente (ditar) dhe që në fakt nuk janë asgjë më shumë se kujtime apo broshura politike të pregatitura në stilin e raporteve ushtarake.

Si shkrimtar Çezari shquhet për stilin që mund të quhej shembullor për thjeshtësinë e qartësinë e gjuhës. Kështu në veprat e tij si: “De bello civilile” (Mbi luftën civile) dhe atë kushtuar luftës gale “De bello Gallico” ai përshkruan ngjarjet ushtarake kundër Pompeut me plot gjallëri edhe pse nuk mund të thuhet se është i paanshëm. Çezari në veprat e tij përshkruan tërthorazi pjesë të Ilirisë, përshkrime gjeografike të saj, në të cilën ishin zhvilluar edhe disa ngjarje.


Të fundit

Jul Cezari, gjenerali që nuk njihte humbje

Në 12 korrik të vitit 100 p.e.s, lindi Gaius Julius Caesar (Jul Cezari), gjeneral romak, nga familje aristokrate që...

COVID-19/ Silva Bino: Rikthehen masat, nëse shfaqet varianti Delta dhe rriten shifrat

Shqipëria është në alert sa i përket variantit indian, Delta të Covid-19. Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, është shprehur se nëse në vend...

Ja përse nevojitet një stacion radiofonik në Shqipëri

Radiocorriere (1931) Nga Aurenc Bebja*, Francë “Radiocorriere” ka botuar, me 2 maj 1931, në faqen n°15, një shkrim në lidhje me nevojën asokohe të...

Berlini, sërish adresa e preferuar për Uashingtonin (i përditësuar)

Vizita e kancelares Angela Merkel në Uashington ka rëndësi praktike: ajo pritet të kontribuojë në rigjallërimin e marrëdhënieve SHBA-Gjermani. Njëkohësisht vizita flet me simbolikën...

Mashtrim dhe trafikim 2 ton hashash, ekstradohen nga Gjermania dy shqiptarët e shpallur në kërkim ndërkombëtar (Emrat)

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale. Njoftimi: Falë shkëmbimit në kohë të informacionit mes...

Lajme të tjera

Web TV