Media argjentinase propozon ‘’Superkupën Maradona’’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë që Italia u shpall kampione Europe dhe Argjentina kampione e Amerikës Latine kanë filluar të dalin hipoteza të shumta mbi një përballje të bujshme mes të dyja kombëtareve.

Gazeta e përditshme argjentinase ‘’Ole’’, ka propozuar një sfidë midis Italisë dhe Argjentinës për trofeun ‘’Superkupa Maradona’’. Kjo ndeshje do të vinte në nder të legjendës argjentinase pas ndarjes nga jeta nëntorin e kaluar.

Gazeta shkruar se për momentin është vetëm ide, por mund të përfitohet nga marrëdhënia e mirë midis UEFA-s dhe CONMBEOL për të bërë diçka konkrete në këtë rast. E kush nuk do ta dëshironte një ndeshje të tillë plot yje dhe plot rivalitet.

Problem për momentin është vetëm gjetja e një date, pasi Kupa e Botës është planifikuar për t’u luajtur vitin tjetër dhe ndeshjet eliminatore të kombëtareve janë shumë të ngjeshura.

Sa i përket stadiumit nuk do të përbënte problem, pasi do të zgjidhej një ndërmjet impiantit ‘’Maradona’’ në Napoli dhe ‘’Maradona’’ në Buenos Aires të Argjentinës. Kjo ide është bërë virale duke u mirëpritur nga të gjithë tifozët e futbollit.

 

 

Të fundit

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Shkon në 20 numri i viktimave

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shkaktuar 20 viktima, raporton BBC. Përmbytjet bënë që të ndërpriten fluturimet në aeroportin...

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Për shkak të fluturimeve të pakëndshme dhe të shtrenjta në distanca të gjata në Maldive, britanikët po shfaqin më shumë hezitim për të udhëtuar. Harrojini...

VIDEO/ Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo vetëm në fasadën e jashtme,...

Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

Quhet “e drejta për t’u shkëputur” dhe tashmë ka disa shtete që kanë të miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh...

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u ndien rreth 50 minuta më...

Lajme të tjera

Web TV