Pas 4 ditësh e bllokuar, hapet pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pas 4 ditesh e mbyllur për punëtorët ditorë sezonale pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës është rihapur sot për këtë kategori, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3-6 muaj.

Sipas burimeve pranë kësaj pike kufitare qindra punëtorë ditorë u ndaluan të kalojnë në Maqedonine e Veriut për 4 ditë me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit dhe nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit , në një kohë kur midis Shqipërisë dhe RMV duhet vetëm një kartë ID. E gjithë kjo situatë erdhi pas vdekjes së një 40 vjeçari shqiptar i cili aksidentalisht humbi jetën teksa priste dru në një pyll pranë Ohrit . Burime thonë se qëllimi ishte lidhja e kontratave të punës dhe sigurimi i punëtoreve në vendin fqinjë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 8000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.


Të fundit

Tenderi abuziv 2.8 miliardë lekë për uniformat e policisë, gjykata vendos për fatin e zyrtarëve të arrestuar

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë sot vendimin për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ku...

Kamionët përplasen me makinën, 4 të plagosur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të kufirit Kosove-Shqipëri në fshatin Vlashne të Prizrenit në mes dy kamionëve dhe një automjeti. Katër...

Mjeku u gjet i pajetë në shezlong, Manastirliu: La një boshllëk të pazëvendësueshëm

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjekut Kujtim Shabani ditën e sotme...

Pas 4 ditësh e bllokuar, hapet pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës

Pas 4 ditesh e mbyllur për punëtorët ditorë sezonale pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës është rihapur sot për këtë kategori, me përjashtim...

Media argjentinase propozon ‘’Superkupën Maradona’’

Tashmë që Italia u shpall kampione Europe dhe Argjentina kampione e Amerikës Latine kanë filluar të dalin hipoteza të shumta mbi një përballje të...

Lajme të tjera

Web TV