Procesi i rindërtimit/ Veliaj viziton familjen Dumi në Vaqarr: Puna do të vijojë pa pushim gjatë gjithë verës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Me dy dhurata në duar për dy fëmijët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar familjen Dumi në Vaqarr. Familja Dumi është futur në shtëpi të re, të cilën e ka përfituar nga programi i rindërtimit. Kryebashkiaku Veliaj tha se pavarësisht se në këtë periudhë shumica e qytetarëve janë me pushime, qeveria dhe Bashkia po kujdeset që të mbarojnë edhe shtëpitë e fundit të dëmtuara nga tërmetet.

“Njerëzit po përgatiten për të shkuar me pushime, ndërkohë që për ne të Bashkisë korriku-gushti janë muajt më të vështirë sepse hapim të gjithë kanalet, shtrohet asfalti, rregullojmë shkollat që hapen në shtator, kopshtet, çerdhet dhe vazhdojmë me procesin e rindërtimit. Siç ka lënë porosi kryeministri, deri tek shtëpia e fundit. Nuk do të gjejmë rehat deri sa të mbarojë edhe shtëpia e fundit edhe të sigurohemi që secili është futur në një banesë të re”, pohoi Veliaj.

Ai nënvizoi se teksa vijon puna për ndërtimin e disa shkollave të reja në periferi të Tiranës, edhe në qendër po ndërtohen 10 shkolla të reja. Veliaj garantoi qytetarët që kur të kthehen nga pushimet do gjejnë shumë punë të përfunduara dhe shkolla të reja me kushte moderne ku fëmijët të nisin mësimin në shtator.

“Do vijojë puna për shkollat në periferi si: shkolla në Pezë, Pezë të vogël, Pezë-Helmes, në Vaqarr. Ndërkohë që do të vazhdojmë me shkollat në qendrat më të urbanizuara dhe më të populluara të Tiranës. Do të hapen 10 shkolla të reja edhe në qendër të Tiranë. Duke filluar nga shkollat e reja në Don Bosko, ‘Vaçe Zela’, ‘Kristo Frashëri’. Shkollat e reja që ne kemi në Kodër-Kamzë, ‘Nënë Tereza’ dhe ‘Kenedy’, shkolla e re ‘Andrea Stefani’, kemi edhe shkollën e re “Qazim Turdiu”, “Hasan Vogli” është gjithashtu një shkollë e re. Gjithashtu kemi disa shkolla të tjera në të cilat po punohet për përmirësimin e kushteve”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Rama publikon videon me përshtypjet e vizitorëve të huaj për Shqipërinë

Kryefamiljari Hut Dumi u shpreh mirënjohës për të gjithë punën e bërë në një kohë kaq të shkurtër.

“Është diçka e pavdekshme për mua, është historike. Ju falënderoj me gjithë zemër”, tha Dumi.


Të fundit

Mbërrijnë mbi 18 mijë vaksina, Manastirliu: Vaksinimi derë më derë përgjatë gjithë verës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme...

Ky ishte viti europian i Italisë!

Mund të themi me plot gojën se ky ishte viti europian i Italisë. Si të mos mjaftonte triumfi në Eurovision pas 31 vitesh, kombëtarja...

Procesi i rindërtimit/ Veliaj viziton familjen Dumi në Vaqarr: Puna do të vijojë pa pushim gjatë gjithë verës

Me dy dhurata në duar për dy fëmijët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar familjen Dumi në Vaqarr. Familja Dumi është futur në...

Taulant Balla uron Italinë për fitoren: Kupa e Europës qëndron në BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar ekipin e kombëtares së futbollit të Italisë për fitoren e kupës së Europës. Përmes...

Korçari që u bë biznesmeni më i fuqishëm në Rumani

Janë të shumtë patriotët që shkrinë pasurinë dhe mundin e tyre, për të mirën e çështjes kombëtare. I tillë ishte dhe Anastas Avramidhi –...

Lajme të tjera

Web TV