Balla inspekton punimet në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në Elbasan: Gati projekti i madh për rikualifikimin urban

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Gledian Llatja inspektoi nga afër punimet që po kryhen për asfaltimin e disa segmenteve rrugore në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” në Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se as këtë vit bashkia e Elbasanit nuk do të bëjë pushime, sepse janë me dhjetëra kantiere ndërtimi dhe shërbime publike që kanë nevojë për kontroll dhe vëmendje.

Sipas Ballës bashkia e Elbasanit po bëhet gati të nisë edhe projektin e madh që përfshin rikualifikimin urban të shesheve të pallateve në çdo lagje.

Postimi i plotë:

As këtë vit Bashkia e Elbasanit nuk do të bëjë pushime sepse janë me dhjetëra kantiere ndërtimi dhe shërbime publike që kanë nevojë për kontroll dhe vëmendje.

Së bashku me Gledin inspektuam punimet për asfaltimin e disa segmenteve rrugore në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” ku po punohet intensivisht pasi lagjet e qytetit kanë nevojë të shtuar për ndërhyrje.

Bashkia e Elbasanit po bëhet gati të nisë edhe projektin e madh që përfshin rikualifikimin urban të shesheve të pallateve në çdo lagje.
Por nuk duhet harruar se jashtë vëmendjes nuk janë as fshatrat.

#SkaKohëPërPushim??‍♂️

Të fundit

Rusia paralajmëron Europën: Nëse sekuestroni pasuritë tona…

Një aleat i presidentit Vladimir Putin paralajmëroi sot Europën se Rusia tashmë ka hartuar legjislacionin për t’u hakmarrë nëse...

Aksidenti me vdekje në autostradën Tiranë-Elbasan/ Arrestohet shoferi

Policia e Shtetit ka arrestuar 63-vjeçarin, me inicale R.K, pasi mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan, duke drejtuar një furgon tip "Benz", ka aksidentuar një...

Deputeti ukrainas: Serbia të heqë dorë nga prirjet perandorake dhe ta pranojë Kosovën

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova...

Azilkërkuesit në Gjermani tashmë i marrin ndihmat në kartë pagese

Në vend të parave në dorë azilkërkuesit tani i marrin ndihmat e parashikuara nga ligji në kartë pagese. Sipas ekspertit gjerman, Herbert Brück, nëse...

Moti i keq ‘bën namin’ në vend, përmbytet rruga e Arbrit, ja si paraqitet situata

Reshjet e shiut të nisura që në orët e para të ditës së sotme kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve në Rrugën e...

Lajme të tjera

Web TV