Helmimi nga uji në Deçan, reagon Kurti: Qeveria do u përgjigjet të gjitha nevojave të qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas rasteve të helmimit të mbi 900 personave në Dreçan.

Përmes një postimi në Facebook, ai i uron shërim të shpejtë teksa thotë se qeveria do u përgjigjet të gjitha nevojave të qytetarëve.

Ai ia delegon punën Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitisë dhe Zëvendëskryeministres Donika Gërvalla pasi vetë kreu i qeverisë ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit. Në pamundësi për të qenë pranë jush, meqë jam në vizitë zyrtare jashtë vendit, kam komunikim të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse.

Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes. Bashkëndjej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.

Të fundit

Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Të shtunën, në atë që disa kritikë thonë se tingëllon më shumë si një shaka e 1 prillit sesa...

Ligj për miq! Pijini lëngun, rregullores të Kuvendit!

Nga Artan Fuga Ligj për miq ! Shihni vetëm pesë minutat e fundit të kësaj videoje që është postuar më poshtë dhe që është një regjistrim...

14 vite në NATO/ Ambasada e SHBA del me mesazhin e rëndësishëm

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Përmes një postimi në Twitter, ambasada e SHBA thotë...

Shqipëria,14 vjet në NATO/ Begaj: Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme në botë

Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar në rrjetet sociale për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ai shprehet se Shqipëria është krenare...

Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës sot

Ditën e sotme, i gjithë vendi do të jetë në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut. Gjatë mesditës dhe pasdites, intensiteti i reshjeve do...

Lajme të tjera

Web TV