I rrëmbyen djalin kur ishte foshnje, babai takon të birin pas 24 vitesh (Fotot)

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një baba në Kinë më në fund u bashkua me të birin e tij, i cili ishte rrëmbyer nga trafikantët 24 vite më parë.

Djali i Guo Gangtang u mor nga dy persona të panjohur në moshën 2-vjeçare, ndërsa luante në oborrin e shtëpisë në Shangdong në vitin 1997.

51-vjeçari që nga ajo kohë përshkoi mbi 400 mijë km në të gjithë Kinën për të gjetur të birin dhe historia e tij e dhimbshme frymëzoi dhe një film që u luajt nga aktori Andy Lau.

Sipas të dhënave, vogëlushi u rrëmbye nga një çift të rinjsh të cilët e shitën atë për para. Policia përdori ADN për të arritur në fund në gjetjen e djalit dhe bashkimin e tij me familjen e dashur.

Për më shumë se 24 vite, z.Guo udhëtoi me motor përreth Kinës për të gjetur të birin. Gjatë kërkimi ai u aksidentua, theu kocka dhe u grabit.

Babai mbante një baner në motor ku shfaqej fotoja e të birit. Ai i shpenzoi të gjitha paratë e kursyera në kërkim të të birit duke fjetur poshtë urave. Guo ndihmoi dhe 7 prindër të tjerë për t’u bashkuar me fëmijët e tyre të rrëmbyer.


Të fundit

I rrëmbyen djalin kur ishte foshnje, babai takon të birin pas 24 vitesh (Fotot)

Një baba në Kinë më në fund u bashkua me të birin e tij, i cili ishte rrëmbyer nga...

I këputi këmbën 23-vjeçares, Gjykata rrëzon Prokurorinë: S’ka burg për djalin e ish-drejtorit të Policisë

Më 25 qershor 2021 Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Jehon Breçanin, djalin 19-vjeçar i ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani, i...

Ruçi takon ministrin kroat të Transportit, zotohen për bashkëpunim

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim zyrtar ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës së Kroacisë, Oleg Butkoviç, i cili...

Covid në Shqipëri/ Rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të...

Babai i papërgjegjshëm në Tiranë mban fëmijën në vendin e parë të pasagjerit pa asnjë rrip sigurimi

Një prind i papërgjegjshëm është ndaluar nga policia teksa ka qenë duke udhëtuar me makinë, ndërkohë në vendin e parë të pasagjerit ka ulur...

Lajme të tjera

Web TV