Protesta masive në Afrikë, plaçkiten qytete pas burgosjes së presidentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afrika e Jugut është përfshirë javën e fundit nga disa protesta masive që janë shtrirë në pjesën më të madhe të territorit për shkak të burgosjes së ish-presidentit Jacob Zuma.

Protestuesit u përplasën me policinë  duke shkatërruar qendrat tregtare ndërsa zhgënjimet për varfërinë dhe pabarazinë u shndërruan në trazirat më të këqija të vendit në vite.

“Asnjë turmë e pakënaqur nuk i jep të drejtën askujt për të plaçkitur, vandalizuar dhe bërë si të duan dhe shkelin ligjin,” tha Ministri i Policisë Bheki Cele në një konferencë shtypi.

Mbështetësit e presidentit dolën në rrugë javën e kaluar, por situata është evoluar në një zemërim për varfërinë e vazhdueshme dhe pabarazinë në Afrikën e Jugut 27 vjet pas përfundimit të aparteidit.

Protestat kanë kulmuar ditën e sotme ku policia më e madhe në numër u duk e pafuqishme për të parandaluar sulmet dhe plaçkitjet ndaj bizneseve në provincën KwaZulu-Natal të Zumas dhe në provincën Gauteng, ku ndodhet qyteti më i madh i vendit, Johannesburg.

Deri në 30 njerëz janë vrarë gjatë trazirave, katër në Gauteng dhe 26 në KëaZulu-Natal, sipas autoriteteve shtetërore dhe provinciale. Ministri i Policisë Cele vendosi numrin zyrtar të vdekjeve në 10.

 

 

Të fundit

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare, çfarë zbuloi Banka Botërore

Banka Botërore ka kryer nje eksperiment shume interesant ne qytetet shqiptare. Vullnetarët e saj vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjete dhe udhëtuan nëpër...

Rreth 150,000 njerëz do të mirëpresin flakën olimpike në Marsejë

Më 8 maj, rreth 150 mijë njerëz pritet të mirëpresin flakën olimpike, e cila do të mbërrijë në Belem nga Greqia me një lundrim...

Lajme të tjera

Web TV