Rama poston videon nga Thumana e rindërtuar: Drejt përfundimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thumana brenda 4 muajsh do të jetë një qytezë e rindërtuar nga fillimi dhe në tetor familjet e para do të hyjnë në banesat e reja. Në Thumanë janë drejt përfundimit 14 pallate me 278 apartamente dhe 155 banesa individuale, ndërsa kryeministri Rama tha se në fund të vitit 2021 do të përfundojë i gjithë blloku me strukturë moderne, fusha sportive, shkollë dhe kopsht.

“Thumana tani. Brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve. Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore dhe një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Thumana në Durrës, ka qenë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti fatal i cili tronditi vendin tonë, 2 vite më parë.

Të fundit

‘Fillime të reja’,ja ç’do ndodhë këtë javë në hyrjen e Vitit të ri Astrologjik

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës...

Hekurudha e kombit

Nga Fatos Çoçoli Deri tani kemi vetëm Rrugën e Kombit. Në pesë deri shtatë vjet mund të kemi edhe hekurudhën e Kombit. Hekurudha Durrës-Prishtinë është...

E bujshme/ Arrestohet ish banorja e BBV, ja cfarë paska ndodhur!

Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se është arrestuar nga policia pas ballafaqimit që realizoi për emisionin investigativ “Piranjat” me...

Ndarja nga jeta e babait të Thaçit, Meta: I pikëlluar, ngushëllimet më të ndjera

Kreu i PL Ilir Meta, nga qelia e burgut ka ndarë një postim në Facebook për të shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga...

Emrat/ Kush janë 14 kandidatët e PS dhe PD me dosje në SPAK?

Për 14 emra vendos SPAK nëse do të futen apo jo në Parlament... Plot 12 kandidatët në lista e PD dhe PS për zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV