Ruçi takon ministrin kroat të Transportit, zotohen për bashkëpunim

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim zyrtar ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës së Kroacisë, Oleg Butkoviç, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë.

Kryetari Ruçi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilat po zhvillohen në frymën e Partneritetit Strategjik, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar më 04 dhjetor 2018 nga kryeministrat Rama dhe Plenković.

“Trilaterali midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, është një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit politik mes vendeve tona dhe në rajon, veçanërisht në zhvillimin e disa sektorëve si mjedisi, siguria dhe infrastruktura. Shqipëria dhe Kroacia kanë gjithashtu vizion të njëjtë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE. Ne falënderojmë Presidencën Kroate të BE për mbajtjen Samitit të Zagrebit Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor (online, më 6-7 maj 2020), i cili tregoi përkushtimin e palëkundur të BE-së për të mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror dhe integrimin europian të rajonit, mbështetje e cila shpreh edhe një herë në Samitin online  më 5 korrik 2021”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Duke marrë shkas nga prania në delegacion edhe e deputetes shqiptare, Ermina Lekaj Prljaskaj, përfaqësuese e pakicave në parlamentin e Kroacisë, Kryetari Ruçi shprehu mirënjohjen për hapësirat e krijuara për diasporën shqiptare në Kroaci dhe nxitjen e kontributit të saj për zhvillimin e Kroacisë, si edhe për forcimin e miqësisë midis dy popujve tanë.

Ministri Oleg Butković falënderoi Kryetarin Ruçi për vlerësimet për bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kroacisë dhe i transmetoi përshëndetjet dhe falënderimet e kryetarit të parlamentit, Gordan Jandroković, dhe të kryeministrit Andrej Plenković, për nxitjen dhe mbështetjen e bashkëpunimit dypalësh.

“Kroacia është e vendosur që t’i çojë deri në fund  projektet  e saj të zhvillimit dhe të infrastrukturës, të cilët kanë impakt pozitiv në rajon dhe në Shqipëri, si edhe për mbështetjen e integrimit europian të Shqipërisë”, theksoi ministri Butković.

Lexo edhe :  Vaksinimi në Shqipëri/ Manastirliu: Shqipëria ka kryer 1 milionë e 16 mijë vaksinime

Kryetari Ruçi dhe ministri Butković shkëmbyen mendime edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh  në fushën e transportit, turizmit, agro-turizmit, energjisë, legjislacionit të investimeve dhe të integrimit europian, sektorit bankar etj.

 


Të fundit

Ruçi takon ministrin kroat të Transportit, zotohen për bashkëpunim

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot në një takim zyrtar ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës së...

Covid në Shqipëri/ Rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të...

Babai i papërgjegjshëm në Tiranë mban fëmijën në vendin e parë të pasagjerit pa asnjë rrip sigurimi

Një prind i papërgjegjshëm është ndaluar nga policia teksa ka qenë duke udhëtuar me makinë, ndërkohë në vendin e parë të pasagjerit ka ulur...

Policia britanike sekuestron 180 mln paund në kriptomonedha

Një hetim ka çuar në konfiskimin e sasive të mëdha të kriptomonedhës, e cila për shkak të natyrës së saj dixhitale mund të përdoret...

Kurti-Vuçiç më 19 korrik në Bruksel, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Takimi i ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbahet të hënën më 19 korrik, në...

Lajme të tjera

Web TV