Shqipëri-Angli firmosin marrëveshjen e re për emigrantët

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Anglia kanë nënshkruar një marrëveshje për dëbimin e emigrantëve shqiptarë pa letra dhe të atyre që janë përfshirë në vepra kriminale. Marrëveshja e re është firmosur nga ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi, dhe sekretarja britanike për punët e brendshme, Priti Patel, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Shqipëri, javën që kaloi.

Kjo marrëveshje do të forcojë rregullat ekzistuese të Britanisë së Madhe për të larguar shtetasit shqiptarë, të cilët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë vend, ndërsa nuk ka asnjë ndikim tek ata, të cilët kanë mbërritur në Angli sipas rregullave në fuqi të emigracionit.

Krahasuar me marrëveshjen e shkuar, kjo e reja, nënshkruar nga Priti Patel dhe ministri Çuçi përshpejtohet dëbimi shqiptarëve pa leje qëndrimi në Angli apo atyre që përfundojnë dënimet me burg.

Sipas ministrisë së brendshme angleze Home Office nga muaj Prill e deri më tani janë dëbuar 250 shtetas shqiptarë me precedentë penal.

Sakaq sipas statistikave të kësaj ministrie deri në muajin Gusht të 2019 në burgjet angleze ishin 876 shqiptarë por statistikat tregojnë se në Mars 2021 numri u dyfishua në 1,574.

Duke llogaritur koston vjetore prej 44.600 stërlina për mbajtjen në burg të një personi, shtetit anglez i duhet të shpenzojë 70 milion stërlina në vit, vetëm për të burgosurit aktual shqiptarë.


Të fundit

Shqipëri-Angli firmosin marrëveshjen e re për emigrantët

Shqipëria dhe Anglia kanë nënshkruar një marrëveshje për dëbimin e emigrantëve shqiptarë pa letra dhe të atyre që janë...

Rëndohet situata me ujin në Deçan, ndërrojnë jetë dy persona, mbi 800 të tjerë të helmuar në spital

Ka marrë përmasa tragjike situata me helmimin nga uji në Deçan të Kosovës, ku raportohet se kanë humbur jetën dy persona, ndërsa mbi 800...

Jean-Paul Marat, vrasja e idhullit jakobin të Revolucionit Francez

Më 13 korrik të vitit 1793, gazetari dhe revolucionari francez Jean-Paul Marat, i fraksionit radikal Jakobin, vritet në vaskë nga Charlotte Corday, anëtare e...

Martin Camaj, poeti që iu përkushtua albanologjisë

Në 96 vjetorin e lindjes së tij, më 13 korrik 1925. Rrugëtimi i pazakontë: u lind në Telum të Dukagjinit dhe ndahet nga jeta...

Kaos në Kubë, shoqërohen me dhjetëra persona pas demonstratave të dhunshme (Video)

Është e vështirë të thuhet numri i të burgosurve dhe të zhdukurve pas aksionit të policisë për të shuar demonstratat në Kubë. Protestat në rrugë...

Lajme të tjera

Web TV