Sjellja e tifozëve në finale, UEFA hap hetim disiplinor ndaj Federatës Angleze

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

UEFA ka hapur një hetim disiplinor ndaj Federatës Angleze të Futbollit, për ngjarjet e ndodhura në finalen e Europianit, në ndeshjen mes Italisë dhe Anglisë në “Wembley”.

Akuzat në drejtim të Federatës Angleze, janë disa, ku përfshihen futja e një tifozi në fushë gjatë ndeshjes, hedhja e sendeve nga tribuna e tifozëve, fishkëllimat gjatë himnit të Italisë dhe ndezja e fishekzjarrëve brenda në stadium.

Për këtë arsye UEFA ka hapur një hetim dhe tashmë Federata Angleze rrezikon dënim, i cili me shumë mundësi do jetë në formën e gjobës, duke iu referuar këtu edhe të kaluarës, kur ka pasur ngjarje të tilla.

Dënimi mund të jetë më i ashpër në rast se UEFA heton edhe ngjarjet jashtë stadiumit, aty ku pas ndeshjes disa tifozë anglezë u panë teksa godisnin pa mëshirë italianët./MCN.tv

 


Të fundit

Sjellja e tifozëve në finale, UEFA hap hetim disiplinor ndaj Federatës Angleze

UEFA ka hapur një hetim disiplinor ndaj Federatës Angleze të Futbollit, për ngjarjet e ndodhura në finalen e Europianit,...

KQZ vulos mandatin e tretë të Ramës

Me tre vota pro dhe dy kundër në parim, Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vulosur në mbledhjen e zhvilluar pasditen e...

Covid-19 në Greqi/ Regjistrohen 4 viktima e më shumë se 3.000 raste në 24 orë

Autoritetet greke njoftuan të martën se 3109 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit, prej të cilave 11 janë...

Përfundon stërvitja “Defender-21”, SHBA: Do të jemi gjithmonë krah për krah!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara  ka bërë me dije se ka përfunduar  stërvitja Defender Europe 2021. Në një status në rrjete sociale, ambasada thotë...

Rama poston videon nga Thumana e rindërtuar: Drejt përfundimit

Thumana brenda 4 muajsh do të jetë një qytezë e rindërtuar nga fillimi dhe në tetor familjet e para do të hyjnë në banesat...

Lajme të tjera

Web TV