SPAK nuk ndalet, një tjetër ish-kryebashkiak në gjyq për shkelje në tendera dhe korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.7.2021, përcolli pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr.69 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve:

Eduart Kapri, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal;

Avdulla Cano, me detyrë ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal;

Nexhmi Torra, me detyrë ish-koordinator i Njësive Administrative pranë Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal

Enkeleida Kllomollari me detyrë ish-Drejtoreshë e Qendrës Arsimore pranë Bashkisë Pogradec, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal

Gurali Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal

Safet Blaceri, me detyrë ish-punëtor mirëmbajtës në Drejtorinë e Qendrës Arsimore Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal,

Ky procedim është regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, dhe “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248-25 dhe 258-25 të Kodit Penal dhe në objekt të hetimit të tij ka patur dy fakte penale:

Lexo edhe :  Kate Winslet tregon pse e lë në tualet kupën e Oscar

Fakti i parë penal, lidhet me procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”.

Nga hetimi, rezultoi e provuar se titullari i Autoritetit Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Fakti i dytë penal ka lidhje me ngjarjen e datës 28.06.2019, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkolla dhe një kopsht, institucione këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se nga ana e shtetasit Eduart Kapri, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, me detyrë mirëmbajtës në Qendrën Arsimore, Pogradec, janë bërë tentativa për të penguar procesin zgjedhor që do të zhvillohej në datë 30.6.2019. Në kushtet kur nuk ka patur asnjë kërkesë për sigurinë e tyre, janë kryer veprime konkrete për mbylljen e këtyre institucioneve.

Të fundit

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria, me 70% të territorit të mbuluar nga një reliev kryesisht malor, ende nuk i ka zbuluar të gjitha...

‘Nuk jam krenar!’ Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi ndjesë publike për...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dhe shiten euro dhe dollari sot

Sot, më 20 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.5 lekë dhe shitet me 95.4 lekë. Euro blihet me 100.8 lekë dhe shitet 101.6 lekë. Franga zvicerane...

Pas shiut të rrëmbyeshëm, moti merr kthesën e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual...

Lajme të tjera

Web TV