14 Korrik 1789/ Revolucioni Francez, sulmi ndaj Bastijas që solli ndryshimet rrënjësore në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revolucioni francez, është njëri prej uraganeve politikë më të rëndësishëm në historinë botërore. Kryengritja e klasës së mesme, e cila quhet “klasa borgjeze”, filloi në Paris më 14 Korrik të vitit 1789 me mbështetjen e masave të varfra popullore.

Në mëngjesin e kësaj dite, qytetarët e Parisit vërshuan drejt Bastijës, fortesë mesjetare dhe burg që përfaqësonte autoritetin mbretëror në qendër të Parisit. Burgu përmbante vetëm shtatë të burgosur në kohën e sulmit, por ishte simbol i shpërdorimeve të monarkisë:

Lirimi i shtatë të arrestuarve politikë, të cilët ishin simboli i monarkisë, nga ana e kryengritësve duke e bastisur burgun Bastija dhe uzurpimi i sarajeve të fisnikëve pasi kryengritja e popullit të varfër u shndërrua në një shpërthim zemërimi, nuk u mjaftua me futjen e revolucionit vetëm në një formë të përgjakshme dhe të dhunshme, por trazirat dhe rrëmujat sociale dhe politike vazhduan për pesëmbëdhjetë vite me radhë. Në këtë mënyrë, revolucioni influencoi të gjithë Evropën me në krye Francën. Të drejtat e njeriut, liritë individuale, liria e fesë dhe e ndërgjegjes dhe të drejtat themelore, hynë në rendin publik dhe ndezën fitilin e shumë ndryshimeve rrënjësore jo vetëm politike, por edhe sociale, kulturore, fetare dhe ekonomike. Në këtë mënyrë, institucionet fetare u përçmuan në sytë e popullit. Për pesëmbëdhjetë vite me radhë kishat hynë nën shtypje. Madje, kishat që gjendeshin në qendrat e qyteteve u mbyllën. Institucionet katolike u dëmtuan mjaft ndjeshëm. Fakti që vendet e tjera të Evropës i vendosën bllokazh Francës, në të cilën u përhapën mendimet e reja, nxiti nacionalizmin francez. Mendimi për t’i formuar shtetet sipas parimit të nacionalizmit të tyre, ishte ndikimi më i rëndësishëm i këtij revolucioni që lëkundi fort perandoritë e asaj kohe. Më së fundi, mendimet e administrimit të mbështetur  te pluralizmi, monarkia dhe republika në udhëheqje, u ushqyen nga ky revolucion dhe akoma funksionojnë si novacione që ndikojnë edhe në ditët e sotme.

Lexo edhe :  “Kam mamin me kancer”, historia e trishtë e Çiljetës: Kam shumë merak se po i bien flokët

Marrja Bastijës ishte ndezi Revolucionin. Në Francë, 14 korriku është festë publike, e quajtur Dita e Bastijës.

 

 

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV