1500 të helmuar në Kosovë/ IKSHPK: Nuk kemi asnjë pistë të helmimit hidrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimet për helmimin e 1500 personave në Deçan dhe supozimet se ato mund të jenë shkaktuar nga uji, në bazë të analizave mikrobiologjike kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në bazë të ekzaminimeve dhe rezultateve paraprake, uji nuk ka asnjë lidhje me epideminë në Deçan.

Lidhur me situatën, ka reaguar edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani i cili u shpreh që në fillim se rastet në Deçan nuk japin një pistë se helmimi ka ardhur nga uji.

Duke folur për mediat vendase, ai theksoi se kjo nuk do të thotë se infeksioni nuk është nga uji por se analiza të tjera do të vazhdojnë të bëhen për të gjetur shkakun.

“Rezultatet laboratorike që kanë dalë sot flasin për momentin se nuk kemi asnjë pistë të helmimit hidrik. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka infeksione hidrike. Por, kjo do të dal pas analizave permanente si të ujit ashtu edhe të analizave të pacientëve. Do të informohemi me kohë”, ka thënë ai.

Duke folur për mediat në Kosovë, Infeksionisti në Spitalin e Pejës Halil Komoni thotë se nuk ka vend për panik me situatën e helmimeve në Deçan.

“Gjërat fillestare flasin për një fatkeqësie elementare natyrore. Bëhet fjalë për një epidemi hidrike, sipas të gjitha gjasave, mirëpo nuk ka hapësirë për panik, por ka hapësirë për ndihmë dhe solidaritet”, tha Komoni.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shpallur gjendjen emergjente.

Deri më tani janë paraqitur në spital 1500 persona me simptoma të helmimit. Drejtori i qendrës së mjekësisë familjare, Selmon Berisha theksoi më parë se 2 vdekjet e ditëve të fundit nuk kanë lidhje me epideminë e shfaqur.

Lexo edhe :  Skocia “shokon” Spanjën e talenteve, Kroacia triumfon ndaj Turqisë

 

Të fundit

Në një lidhje me Luiz Ejllin? Mariza Ikonomi thyen heshtjen, si qëndron e vërteta e fotos

Mariza Ikonomi ka sqaruar fotografitë që kanë qarkulluar në rrjet me Luiz Ejllin, banori i Big Brother VIP që...

Rusia merr drejtimin e presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Të shtunën, në atë që disa kritikë thonë se tingëllon më shumë si një shaka e 1 prillit sesa si realitet, Rusia mori presidencën...

Ligj për miq! Pijini lëngun, rregullores të Kuvendit!

Nga Artan Fuga Ligj për miq ! Shihni vetëm pesë minutat e fundit të kësaj videoje që është postuar më poshtë dhe që është një regjistrim...

14 vite në NATO/ Ambasada e SHBA del me mesazhin e rëndësishëm

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Përmes një postimi në Twitter, ambasada e SHBA thotë...

Shqipëria,14 vjet në NATO/ Begaj: Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme në botë

Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar në rrjetet sociale për 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ai shprehet se Shqipëria është krenare...

Lajme të tjera

Web TV