Bamir Topi: Berisha është arkitekti i shkatërrimit të PD, Basha është njeri pa karakter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir topi ka sulmuar ashpër ish-kreun e PD, Sali Berisha si dhe aktualin, Lulzim Basha, teksa ishte duke komentuar aktualitetin politik në vend.

Topi foli me një gjuhë të ashpër lidhur me këta dy aktorë politikë, teksa tha se Berisha është arkitekti i shkatërrimit të PD, ndërsa Basha është lider pa karakter politik apo dhe njerëzor.

Ish-Kreu i Shtetit i cilësoi Bashën si një njeri që të pret në besë, dhe se çdo gjë që ka marrë deri më sot e ka marrë gati. Kritikat nuk munguan dhe për largimin e figurave të PD si Topalli, Bregu, Patozi etj nga z.Basha.

Bamir Topi: Ku është e djathta këtu? Kush është e djathta? Kur e bëj unë këtë pyetje që kam qenë aty ku kam qenë. Sot ca njerëz e kanë okupuar të djathtën. E keni dëgjuar ju të flasin këta ndonjëherë për pronën? Ende flitet për këstin e tretë të të përndjekurve politikë. Për kauzën e madhe që këta trumpetuan për të ardhur në pushtet. Ata janë komunistë të konvertuar në njerëz pa identitet. Në gjithë komunikimin tim politik unë s’e kam përmendur kurrë termin komunizëm, por më detyrove sot. Po ku është e djathta sot? Basha nuk është i djathtë. Është njeri që i ka marrë të gjitha gati. Është katapultuar në 2005 kur kishim shkuar të festonim përvjetorin e PD-së në Durrës, aty e kam parë për herë të parë. Ndryshe nga të gjithë të tjerët ai kishte një komunikim shumë konfidencial me Berishën. Më bëri përshtypje kjo gjë. Pastaj historitë janë pafund. Deri më sot kjo dyshe është e pandarë. Basha të tradhëton gjatë rrugës, por ka qenë i detyruar në një simbiozë politike, ka qenë i varur nga Berisha, i ka marrë të gjitha pozicionet në mënyrën më të lehtë të mundshme. Ku i ke sot njerëzit e 1997? Të gjithë të larguar, të përjashtuar. Marrja e të gjitha pozicioneve, zgjedhja në 2013. Ky është një lider pa karakter, as politik dhe as njerëzor. Nuk mund të fshehësh gjithçka me një buzëqeshje. Me këtë mund të ecësh dhe rrugës e sheh veten në stërkëmbësh. Akti më i madh korruptiv në 25 prill është nga ky njeriu këtu. Tha se është nënshkruar marrëveshja me Bamir Topin, ku është firma ime?

Lexo edhe :  Erion Braçe nga Divjaka drejt “Stalingradit” socialist, Njësisë 5 Tiranë?!

Ndërsa Sali Berisha është arkitekti i shkatërrimit të PD. Sot nuk e di si i kanë marrëdhëniet, por s’më intereson.

Të fundit

Karamuço zbulon detaje tronditëse/ Shumica e atentateve kryhen të dielën në darkë pasi…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ishte i ftuar në “Top Story”  zbuloi detaje tronditëse për autorët dhe...

‘Principi i PD dhe Berishës, fantazëm’ / Çupi: Ilir Meta në listat e mbyllura, tallëse

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë Demokratike janë një boshllëk. Sipas...

Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj

Në sondazhin e sotëm të zhvilluar nga Frontline dhe Eduard Zaloshnja, qytetarët shqiptarë u pyetën lidhur me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e...

Takime ose nuk ka, ose dështojnë/ BE beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme serbe që po mbyllen në Kosovë. Zëdhënësja Anitta Hipper vijon t’i konsiderojë struktura të...

Po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet online...

Lajme të tjera

Web TV