Biznesi i vogël dhe i mesëm – mbështetës dhe nxitës të fuqishëm të zhvillimit ekonomik në Kosovë…

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Nga Jakup Bellaqa

Një nga shtyllat e zhvillimi ekonomik të Kosovës, është  biznesi i vogël dhe i mesëm të cilët  përbëjnë  rreth 95%  të bizneseve të Kosovës dhe që luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ne si shoqëri jemi përcaktuar  për një ekonomi të lirë të tregut, andaj do të duhet të fokusohemi apo të koncentrohem në sektorin privat pikërisht në biznesin e vogël dhe të mesëm kryesisht që kanë aftësi konkuruese, dhe potenciale të larta për investim, eksport, dhe punësim, dhe integrim në zinxhirin furnizues, ky biznes duhet që të përkrahet nga shteti duke i krijuar parakushte dhe kushte dhe thjeshtim të procedurave për tu zhvilluar, rrjedhimisht për forcim të këtyre sektoreve duhet të nxiten investime të brendshme dhe të jashme dhe të jenë konkuruese pikërisht në sektorët strategjikë dhe me një strategji optimale.

Vlen të theksohet se Kosova, në ketë aspekt vuan nga bilanci negativ i pagesave ku importet dominojnë dukshëm eksportet, kjo është kryesisht për shkak të faktit që bizneset e vogla dhe të mesme të Kosovës nuk janë konkurrente, jashtë vendit apo në rajon përkatësisht në nivel ndërkombëtar, bizneset e vogla dhe të mesme janë eksportuese tё dobëta, ku kjo ndikon që të jetë  pengesë në kontributin e mëtejshëm të ketij lloji biznesi si dhe në Bruto Produktin Vendor  (BPV) pastaj në  krijimin e vendeve të punës dhe në rritje ekonomike.

Por, në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë shoqëria dhe komuniteti i biznesit si dhe shteti i Kosovës, duhet ta ketë një vizion si dhe një strategji të bizneseve të vogla dhe të mesme ku do të duhej të  përcaktohej prej  shtatë qëllimeve të politikave  strategjike, ku si në vijim do ti kishim përcaktuar, p.sh,  1) përmirësimi i kornizës legjislative dhe rregullatore, 2) qasja në financa, 3) kultura e ndërmarrësisë, 4) konkurrueshmëria e bizneseve të vogla dhe të mesme 5) kosultimet publiko-private, 6) forcimin e institucioneve mbështetëse të bizneseve të vogla dhe të mesme, dhe 7) grupet që do ta luanin rolin e monitoringut.

Nga e gjithë kjo është me rëndësi që  arritja e të gjitha këtyre qëllimeve strategjike do të duhej që të krijonte një impakt pozitiv mbi zhvillimin ekonomik dhe rritjen zhvillimore si dhe të krijonte inovacione të vazhdueshme në ekonominë e Kosovës, por duhet të ceket patjetër se objektivi strategjik dhe  referenca më e drejtpërdrejtë për veprimtaritë e zhvillimit dhe rritjes ekonomike si dhe të  inovacionit mund të gjenden pikërisht në të gjitha këto qëllime strategjike.

Nëse bazohemi në të kaluarën, institucionet tona  kanë pasur vizion apo strategji por në praktikë nuk e kanë realizuar fare, do te kishim përmendur si p,sh, “Plani i Veprimit i Vizionit Ekonomik të Kosovës”(Qeveria e Kosovës ) përcaktonte prioritetet strategjike të strukturuara në pesë shtylla sektoriale, ruajtja e qëndrueshmërisë makro-fiskale, investimet, mjedisi i investimeve dhe përkrahja e sektorit privat, zhvillimi i infrastrukturës publike, gjallërimin e sektorit bujqësor, zhvillimi i kapitalit njerëzor.

Pastaj duhet të theksohet se zona e zhvillimit të kapitalit njerëzor përfshin tre prioritetet kryesore, zhvillimin dhe mbështetjen e një sistemi gjithë-përfshirës arsimor që siguron qasje të barabartë në arsimim cilësor, vendosja e sistemit të arsimit profesional dhe arsimimit afatgjatë, rritja e shkallës së punësimit dhe forcimi i trajnimeve profesionale të bazuara në nevojat e tregut të punës.

Në kuadër të këtyre prioriteteve ka pasur  aktivitete të cilat synonin të rrisin cilësinë e kapitalit njerëzor për të siguruar një fuqi punëtore të cilësisë më të lartë në tregun e punës. Gjithashtu ky plan kishte synime apo objektiva që të theksonte zhvillimin arsimor dhe profesional për të zhvilluar kapitalin njerëzor në të gjithë sektorët.

Konstatojmë se në bazë të analizave  ekonomike dhe në bazë të realitetit të prodhuar edhe në teren dhe në bazë të statistikave ekonomike vijmë në përfundim se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, lirisht mund të theksojmë se janë gjenerues të vendeve të punës, por mos të harrojmë se Kosova ende përballet me sfidat e konsiderueshme në këtë fushë.

Një komponent tjetër duhet të theksojmë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë nxitësit kryesorë për zhvillim ekonomik, për rritje ekonomike dhe për mirëqenie socio ekonomike të shoqërisë Kosovare, gjithashtu bizneset e vogla dhe të mesme janë një nxitës shumë i rëndësishëm i rritjes së  punësimit dhe inovacionit në Kosovë.

Këto shifra janë edhe më kuptimplota në Kosovë . Sipas disa të dhënave kompanitë me më pak se 250 punëtorë përbëjnë rreth 95 përqind të punësimit në Kosovë. Ata përfaqësojnë pjesën kryesorët të bizneseve dhe janë thelbësorë për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë dhe krijimin e punësimit.

Lexo edhe :  KQZ vulos mandatin e tretë të Ramës

Duhet te theksojmë se një komponent tjetër  që ofron rekomandime konkrete dhe afatgjata për Kosovën duke thjeshtësuar kështu mjedisin rregullativ dhe të politikave dhe duke larguar barrierat e mbetura që pengojnë zhvillimin e tyre”,  rezultatet pozitive nëse reflektohen në ketë aspekt që si bazë na shërbejnë, që mundemi të bazohemi në bazë të  raporteve, të cilat na shërbejnë për sfidat e tyre, dhe na   ndihmojnë si me institucionet përkatëse që merren me krijimin e politikave publike, dhe sidomos komunitetit të biznesit që të jenë sa më konkret në kërkesat e tyre për reforma dhe ndryshim të politikave, të cilat çojnë drejt përmirësimit të kushteve për të bërë biznes të suksesshëm dhe me kapital të shëndoshë. Kosova, vlen të theksojmë në situatën të cilën gjendemi, apo fazën të cilën jemi, sidomos në fillimit të gjashtëmujorit të dytë të këtij viti, pra 2021, ka filluar hapa trendi zhvillimore.

 Mirëpo duhet të theksojmë se një komponent i rëndësishëm që ndikon dhe duhet te theksohet që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen ekonomike, është  kapitali njerëzor dhe konkurrues, Sidoqoftë, shumica e faktorëve që kanë ndikuar në zhvillimin dhe përmasimin e gjëndjes së këtyre bizneseve, janë apo kanë një rol të rëndësishëm në ketë aspekt,  kanë luajtur dhe  kanë qenë në dizenimin edhe të politikave, dhe implementimin e këtyre politikave në aspektin praktik, gjithashtu si  dhe monitorimin nga faktorët relevantë.

Vlen të theksojmë se menaxherët e ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme, gjatë zhvillimit të  intervistave me qëllim të marrjes së të dhënave konkrete dhe reale rreth zhvillimit të aktivitetit të tyre të brendshëm dhe politikave operativi të tyre, dhe politikave menaxheriale  kanë theksuar se më së shumti, kanë pasur investime në : Investime në makineri, Investime në patundshmëri ( tokë, objekte afariste, banesa ) Investime në teknologji, zgjerim të bizneseve  pastaj, rritje të numrit të punëtorëve, rritje të aseteve të përgjithshme të kompanisë, zgjerim të linjave të prodhimit, ndryshime në veprimtari të bizneseve si dhe Investime kapitale në përgjithësi.

Në bazë te hulumtimeve të bëra deri tani në Kosovë, është vërtetuar dhe ka rezultuar se ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë, nuk i kushtojnë rëndësi trajnimit të stafit, ndërsa në hulumtimin tonë ka dal që 80 % e ndërrmarrjeve të anketuara trajnojnë stafin e tyre.

Përveç gjetjeve të cilat kanë qenë më ndryshe në krahasim me studimet e tjera, gjatë diskutimeve me menaxherë të ndërmarrjeve ka dalë se teknologjia është faktori kryesor për rritjen e investimeve në ndërmarrje dhe jo njeriu. Me mendimin se teknologjia mund t’i zëvendësojë shumë punë të cilat i bënë njeriu.

Një komponente shumë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik që vlen të theksohet dhe nuk ka zhvillim ekonomik pa kapitalin njerzore apo burimet njerëzore, që  kanë luajtur dhe luajnë një  rol të rëndësishëm në rritjen e investimeve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Gjithashtu janë faktor kryesor që një ndërrmarrje të mbijetojë ndaj konkurrencës dhe të sigurojë rritje të qëndrueshme.

Pavarësisht teknologjisë të cilës duhet t’i adaptohemi, asgjë nuk e zëvendëson faktorin njeri, kreativiteti, inovacionet, iniciativat për zhvillim gjithmonë i krijon njeriu dhe kapitali i dijes, sepse edhe teknologjinë e ka punuar dhe zhvilluar njeriu.

Prandaj, që një ndërmarrje të arrijë qëllimin e vet, i cili është maksimizimi i fitimit, duhet që të punësojë kuadro të cilët janë adekuate për vendin e punës, pra me nivel të përgatitjes profesionale të duhur dhe t’u përshtatet ndryshimeve tekniko – teknologjike duke trajnuar dhe rikualifikuar stafin punues.

Duhet të konstatojmë se burimet njerëzore janë pasuria me e madhe në një ndërrmarrje, sepse i gjithë zhvillimi është i varur nga puna dhe angazhimi i tyre. Çdo biznes ka për qëllim maksimizimin e fitimit.

Ne si rekomandim, në perfundim të analizës së këtij sektori të rëndësishëm, japim konstatimin tonë se duhet të  fokusohemi te sektori i ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme sepse  janë gjeneruesi, kryesor i vendeve të reja të punës.

Pastaj, duhet të behet urgjentisht kompletimi i infrastrukturës ligjore të nevojshme për adresimin e konkurrencës së pandershme dhe korrupsionit, pastaj duhet të vazhdohet në krijimin e politikave inkurajuese për rritjen e pjesëmarrjes së femrave ndërrmarrëse në ekonomi duke lehtësuar krijimin e ndërmarrjeve të reja dhe subvencionimin e aktiviteteve fillestare të ndërmarrëseve të reja. Si dhe krijimi i politikave lehtësuese për qasjen në kredi të ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme me potencial të rritjes së shpejtë.

 

 


Të fundit

Deklaratë bombë e gazetarit: SPAK nuk e mbyll korrikun pa arrestuar një ministër…

Gazetari i njohur i kronikës së zezë Arsen Rusta deklaron se brenda muajit korrik SPAK do kryejë një arrestim...

Rezarta Shkurta publikon fotot me fustanin e nusërisë/ Ja dedikimi prekës për bashkëshortin

Janë publikuar më në fund fotot nga dasma e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës, të cilët e kurorëzuan dashurinë e tyre 17 vjeçare me...

1500 të helmuar në Kosovë/ IKSHPK: Nuk kemi asnjë pistë të helmimit hidrik

Hetimet për helmimin e 1500 personave në Deçan dhe supozimet se ato mund të jenë shkaktuar nga uji, në bazë të analizave mikrobiologjike kanë...

U korruptua me 1 mijë euro, 1 telefon dhe një arkë me peshq, zbardhen përgjimet e SPAK që çuan në arrest shtëpie ish zv.ministren...

Rovena Voda, ish zv ministre e Brendshme ra në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht. Nga informacionet brenda akuzës mësohet se SPAK ka qenë duke...

Babai i Klodian Rashës i indinjuar pas dënimit me 10 vite të ish-policit që e vrau: Si mund ta quash drejtësi?

Babai i Klodian Rashës ka komentuar tepër i indinjuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila dënoi sot me 15 vite burg ish-efektivin e...

Lajme të tjera

Web TV