Falsifikuan dokumentet me “Photoshop” për truallin 2000 m2, njëri prej të arrestuarve juristi i kadastrës në Durrës (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimet e ndodhura në Kadastrën e Durrësit, ku në pranga ranë 4 persona, mes tyre edhe ish-juristi i Kadastrës Mikel Zaho.

Gjatë operacionit të koduar “Mbikalimi” janë arrestuar Ilias Fisheku, 62 vjeç, banues ne Fier, Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës, Mikel Zaho, 43 vjeç , ndërsa u la në “arrest shtëpie” Rakip Haxhiu, 77 vjeç.

“Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve E. A dhe R. H.

Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2”, bën me dije policia.

Policia e Shtetit:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale ne fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit.

Operacioni nga Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Falsifikuan dokumentet për të përfituar certifikatën e pronësisë për dy sipërfaqe trualli dhe ndërtimi, vihen në pranga 3 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 1 shtetas tjetër.

Në vijim të operacioneve policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, Drejtoria për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë kriminale në Policinë e Shtetit, si rezultat i hetimeve 6-mujore, realizoi dhe finalizoi, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë e Policisë të qarkut Durrës, operacionin policor të koduar “Mbikalimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi me vendim të Gjykatës Durrës, i shtetaseve:

Lexo edhe :  Më pak shpendë në Ohër e Prespë, shkak ngrohja globale

I. F., 62 vjeç, lindur dhe banues në Fier, G. A., 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës dhe M. Z., 43 vjeç, ish-jurist në zyrat e Kadastrës Durrës.

Gjithashtu u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arresti në shtëpi” për shtetasin R. H.

Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve E. A dhe R. H.

Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”, të kryera në bashkëpunim.

Të fundit

Qeveria përgatitet për zgjedhjet e 11 majit, i jep KQZ-së 2.5 miliardë lekë shtesë

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një shtesë fondi prej 2.5 miliardë lekësh për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me...

“Partitë e reja të çorientuara”, Çupi i bindur: Ja kush do i fitojë zgjedhjet e ardhshme

Analisti Frrok Çupi thotë se në Tiranë, pritet një fitore edhe më e madhe e Partisë Socialiste, krahasuar me zgjedhjet paralementare në vitin 2021. Në...

Hulumtimi i thellë i Google: Çfarë mund të bëni me kërkimin me AI?

Mënyra se si i bëjmë kërkimet tona në Google do të ndryshojë. Në epokën e Inteligjencës Artificiale , motori i kërkimit më i përdorur në botë ka lançuar Deep...

“21 Janari, krim kundër njerëzimit”/Çupi: Nëse nuk zbardhet, shteti nuk do të ecë përpara

Analisti Frrok Çupi e cilëson “21 Janarin”, një krim kundër njerëzimit. Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u spreh se nëse...

Resortet’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026!

Deri në fund të vitit 2026, të gjitha resortet me 4-5 yje që kanë një kontratë me një ‘brand name’ ndërkombëtar do të bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV