I dha arkë me peshk ish-zv.ministres, kush është avokatja me 4 super-biznese në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, pas përgjimeve ku dëgjohej se kishte pranuar 1000 euro, një telefon dhe një arkë me peshk, për të futur në punë Florida Beun. Kjo e fundit është me profesion avokate, dhe kërkonte që të punësohej në dikasterin e Shërbimit Civil, pranë Ministrisë së Brendshme.

Përveçse avokate, në emrin e saj në QKB rezultojnë të regjistruara 4 nipte, 4 super biznese në Durrës. Që prej vitit 4 korrik 2019 ajo menaxhon së bashku me vëllain e saj, Emirjan Beun, një kompani peshkimi e quajtur “Adriatic Sea Transport”. 30-vjeçarja hyri në këtë kompani pas largimit nga 50% të aksioneve të nënës së saj. Mësohet se dhe “arka e famshme” me peshk të egër që është përfolur në biseda telefonike, i është dhënë ish-zv.ministres Voda në ambientet e brendshme të portit të Durrësit.

Ndërkohë në 9 qershor 2021, Florida Beu, është bërë pronare me 50% të aksioneve tek kompania “AuraFish” në Durrës. Avokatja 30-vjeçare i ka blerë aksionet një biznesmeni nga Elbasani, Emiljan Leka. Edhe këtë kompani e zotëron së bashku me vëllain e saj.

E reja që ndodhet në “arrest shtëpie” dhe që nesër pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, rezulton të jetë pronare dhe e një karburanti në qytetin e Durrësit. “Beu-Oil” i ka depozitat e naftës, brenda autoritet portual të Durrësit. Florida Beu është në këtë kompani në rolin e administratores dhe pronares me 50% të aksioneve. Ndërsa pjesën tjetër të aksioneve e menaxhon i afërmi i saj, Klaudio Beu. Kjo kompani është hapur në 7 gusht 2020 në qytetin e Durrësit.

Rezulton se Florida Beu, është pronare dhe e një karburanti tjetër në Rrashbull të Durrësit. Ky karburant është i regjistruar me emrin “Harizi Petrol” dhe zotërohet plotësisht me 100% të aksioneve nga Florida Beu.

Lexo edhe :  Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

I çuditshëm është fakti se pse një vajzë 30-vjeçare me profesion avokate dhe me 4 biznese që të sjellin çdo ditë fitime marrëmendëse, të kërkojë të punësohet një një pozicion modest në në një dikaster të Ministrisë së Brendshme. Ndoshta përpos parave, për disa persona lakmohet dhe pushteti.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV